CH-Ballkani
Rama për “Die Welt”: Është paradoks që s’jemi anëtare e BE
Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka kryer një intervistë me gazetën konservatore gjermane “Die Welt”, ku ka paralajmëruar BE-në që të mos zvarrisë procesin e integrimit, pasi atëherë mund të rriten ndikimet e forcave të treta, informon albinfo.ch.
“Nuk është mirë për BE, që Ballkanin ta trajtojë si zonë gri, ku do të bisedohej me një palë të tretë,” tha Rama. “Gjithashtu nuk duhet të harrohet se ne jemi anëtare të NATO. Është paradoks, që ne nuk jemi anëtare të BE. Nuk e keni parë se deri ku mund të shkonte ndikimi rus në Malin e Zi. Një qeveri anti-Nato ose Anti-BE tani është një realitet i mundur.”
Më pas Edi Rama sqaron se detyrat janë përmbushur nga Shqipëria dhe se tani pret fillimin e negociatave. Përveç reformave në drejtësi, ai tha se Shqipëria ka ashpërsuar kontrollet në kufi, për të zvogëluar numrin e shqiptarëve që lëshojnë vendin dhe kërkojnë punë në BE. Megjithatë, Edi Rama këtu merr shembull kroatët.
Në krahasim me vendet tjera shqiptarët po trajtohen më keq: “Krahasimi nuk është i drejtë. Vitin e kaluar kishte 50.000 kroatë, të cilët lëshuan vendin e tyre. Por këta nuk i numëron askush, sepse janë shtetas të BE. Ata kërkojnë diku tjetër punë dhe kjo për ta vlen normale. Nëse këtë e bëjnë shtetasit tanë, ata duhet të aplikojnë për azil, sepse nuk kanë të drejtë në tregun e punës së BE.”
Para një jave kryeministri shqiptari pati një intervistë me prestigjiozen britanike “Financial Times”, ku pati deklaruar se “Ballkani është në rrezik nga ndikimi rus.”
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026










