CH-Ballkani

Brukseli i motivon vendet ballkanike, që të mos kthehen në satelitë të Moskës, Pekinit dhe Ankarës

A duhet Ballkani Perëndimor të integrohet në BE? Disa qytetarë europianë mbajnë frymën dhe kujtojnë: krimin e organizuar, korrupcion deri te udhëheqësit e lartë shtetëror, dhunë në parlament, konflikte kufitare, tensione etnike - lista e problemeve reale në këtë rajon është e gjatë, shkruan Alexander Weber për median regjionale gjermane ovb-online.de.

Për këtë edhe Brukseli është tërësisht i bindur. Dhe megjithatë, Brukseli krahas krizave aktuale me temë Trump, Putin dhe Erdogan, merren edhe me gjashtë shtetet ballkanike sesi ti afrohen BE-së. Prej disa vitesh shtetet të fuqishme si Rusia, Kina dhe Turqia po investojnë miliona për të vendosur këmbën në politikat e atyre gjashtë shteteve – pasi për ta është një territor interesant ndikimi. Për këtë është në interesin strategjik të BE të ndihmojë në zgjidhjen e problemeve në Serbi, Malin e Zi, Bosnjë, Maqedoni, Shqipëri dhe Kosovë dhe t’u jap perspektivë europiane. Si datë motivuese për Serbinë dhe Malin e Zi është 2025. Kjo të bën optimiste.

Forcat demokratike të vendeve ballkanike kanë nevojë për stimulim, që të korrin sukses në luftën e mundimshme kundër klanit mafioz dhe forcave nacionaliste, që të mos kthehen në shtete satelite të Moskës, Pekinit ose Ankarës.