E-Diaspora
Qëllohet me dy plumba shqiptari, agresori dyshohet të jetë gjithashtu shqiptar
Një shqiptar 23 vjeç është qëlluar me dy plumba, ndërsa agresori, sipas gjitha gjasave shqiptar, ndodhet akoma në arrati, shkruan rheinpfalz.de.
30 vjeçari që të dielën sipas gjitha gjasave ka qëlluar ndaj një burri në Ludwigshafen është akoma në arrati, përcjell albinfo.ch. Ai është parë në Frankfurt, ndërsa vijojnë tentimet për ta kapur. Në ndërkohë, viktima është operuar dhe fatmirësisht nuk ndodhet në rrezik për jetën. Prokuroria gjermane ka vërtetuar lajmin se viktima është shqiptar, ndërsa arsyet e sulmit janë akoma të paqarta. Megjithatë viktima dhe agresori njiheshin mes veti.
„Ne ndodhemi bash në fillimet e hetimeve. Sëpari duhet të sqarojmë rrethanat e afërta të sulmit,” tha prokurori Hubert Ströber. Prokuroria gjermane nuk ka dhënë detaje shtesë, pasi sipas tyre mund të ndikojnë në mbarëvajtjen e ecurisë penale.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Në Mal të Zi sekuestrohet Mercedes-i i drejtuar nga një kosovar, kërkohej nga Suedia Mercedes-i u ndalua në kufirin e Malit të Zi pasi rezultoi se ishte në kërkim nga... -
Itali
20-vjeçari nga Kosova dëbohet nga Italia pas shkeljes së urdhrit të largimit -
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë












