CH-Ballkani

Kufiri detar, Meta i jep lejen Bushatit

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, i ka dhënë autorizimin ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, për të vazhduar negociatat me palën greke për çështjen e kufirit detar.

Ndërkohë që grupit negociator të Shqipërisë i është shtuar edhe profesor Ksenofon Krisafi. Sot mediat greke e arsyetojnë vendimin e presidentit Meta si “qartësisht të karakterit kushtetues”, përcjell albinfo.ch.

Mediat greke vënë në dukje se vendimi i djeshëm i presidentit shqiptar u publikua pak orë pasi dy ministrat e Jashtëm, Kotzias e Bushati ishin takuar në Bruksel, në kuadër të Ministeralit të zakonshëm të BE-së.

Kryeministri Tsipras është shprehur se marrëveshja eventuale me Shqipërinë do të mund t’i paraqitet parlamentit grek brenda muajit prill.