E-Diaspora

Drejtësia austriake kërkon 40 vjeçarin shqiptar, kërcënoi me pistoletë kamarieren

Rasti gjatë Kërshëndellave në Spittal an der Drau (Austri), kur një burrë kërcënoi me pistoletë dhe më pas grabiti kamarieren 25 vjeçare, është zbardhur nga drejtësia austriake, shkruan krone.at. Si i dyshuari kryesor për atë natë është 40 vjeçari shqiptar. Ndaj ti është ngritur një flet arrest ndërkombëtar, përcjell albinfo.ch.

“Pas hetimeve intensive është zbuluar i dyshuari kryesor për agresionin gjatë asaj nate në Spittal an der Drau,” tha shefi i Komisariatit të Policisë në Austri Gottlieb Türk: „Targat e veturës së tij janë zbuluar. Agresori dihet. Por momentalisht ai është në arrati.“