E-Diaspora

130 Kilo marihuanë: Në Tirol kapet bande shtatë anëtarëshe, mes tyre shqiptarë

Dy gra dhe pesë burra kanë pasur marihuanë dhe kokainë me një vlere shitjeje në rrugë prej 900.000 euro. Ata e kanë importuar drejt Tirolit dhe Gjermanisë, shkruan tt.com.

Pas hetimeve të shumta, policia tirolase ka kapur një bande dilerësh prej shtatë personave, të cilët gjatë 2017 kanë sjellur drejt Tirolit dhe Gjermanisë sëpaku 130 kilogram marihuanë dhe një kilogram kokainë, përcjell albinfo.ch.

Personat janë të moshave nga 22 deri 51 vjeç dhe vijnë nga Austria, Gjermania, Serbia, Maqedonia dhe Shqipëria.

Një deklaratë anonime në vjeshte 2017 në polici, solli kapjen e këtij grupi. Pesë pjesëtarë të grupit qëndrojnë në paraburgim në Innsbruck, ndërsa shefi i bandës është kapur në Itali.