E-Diaspora
Burri dhuron organet e gruas, duke i befasuar italianët
Gjesti i familjes shqiptare u kthye në një mesazh sensibilizimi për të dhuruar organet, për të shpëtuar jetë njerëzish
Veprimi i një familje shqiptare në Itali, që dhuruan organet e familjares së tyre, ka bërë shumë bujë në Itali.
‘La Martesana’ shkruan se pas vdekjes së 37-vjeçares Jurilda Mara, pas një sulmi nga astma, bashkëshorti i saj vendosi të dhurojë organet e saj.
E ndjera dhe bashkëshorti i saj, Astrit Mara jetonin në Tornaghi Cassano bashkë me tre fëmijët e tyre Alessia, Simon dhe Omari, shkruajnë mediat shqiptare.
Burri ka vendosur që organet t’i dhurojë, sipas dëshirës së saj, përcjell albinfo.ch.
“Ajo gjithmonë shqetësohej për të ardhmen dhe dëshira ishte që t’i jepte jetë dikujt tjetër dhe ne ramë dakord që t’i dhurojmë organet e saj. Ajo vuante nga astma, por jo në gjendje të rëndë. Të martën kishte një sulm kur ishte në shtëpi dhe zemra e saj u ndal menjëherë. Mjekët nuk e kanë kuptuar ende se çfarë ka ndodhur, ndërkohë po presim rezultatet e autopsisë”, ka theksuar shqiptari.
Mediat italiane raportojnë se në ceremoninë e lamtumirës së Jurilda Mara morën pjesë familjarë, miq, por edhe shumë qytetarë italianë.
“Është mbajtur riti islamik gjatë ceremonisë dhe ne jemi habitur për respektin dhe se si të pranishmit kanë ndarë bashkë me ne dhimbjen për këtë humbje”, theksoi tutje Astriti.
Gjesti i familjes shqiptare u kthye në një mesazh sensibilizimi për të dhuruar organet, për të shpëtuar jetë njerëzish.
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë










