E-Diaspora
Pritje solemne me rastin e 10 vjetorit të Ditës së Pavarësisë
Ukelli foli edhe për kontributin dhe rolin e diasporës shqiptare në Austri, e cila po ashtu ka luajtur një rol të rëndësishëm në thellimin e marrëdhënieve ndërmjet dy popujve
Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri ka organizuar pritje solemne me rastin e 10 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës në ambientin madhështor të Shtëpisë së Industrisë.
Austria është një nga mbështetëset më të mëdha të Kosovës, derisa gjithashtu ishte një ndër shtetet e para që njohu Pavarësinë e Kosovës.
Ambasadori i Republikës së Kosovës në Austri, Sami Ukelli, ka folur për sfidat e Kosovës deri në realizimin e ëndrrës historike të qytetarëve të saj, përcjell albinfo.ch.
Shpallja e Pavarësisë së Republikës është një moment i rëndësishëm në historinë e re të Kosovës dhe sinonim i përpjekjeve për shtet-bërje.
Ukelli ndër të tjera shtoi se ky vit shënon edhe 10 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike me Republikën e Austrisë, e cila ishte ndër vendet e para që përkrahu dhe njohu Pavarësinë e Republikës së Kosovës.
Ambasadori Ukelli një falënderim të veçantë ia kushtoi popullit austriak për zemërgjerësinë e tij, i cili gjatë kohës së luftës së Kosovës, në kuadër të aksionit humanitar “Nachbar in Not” ka luajtur një rol të jashtëzakonshëm në dhënien e ndihmave ndaj refugjatëve dhe të dëbuarve nga vendet e tyre, njofton ambasada.
Ai përshëndeti edhe punën e ushtarëve të kontingjentit austriak në kuadër të KFOR-it në Kosovë.
Ukelli foli edhe për kontributin dhe rolin e diasporës shqiptare në Austri, e cila po ashtu ka luajtur një rol të rëndësishëm në thellimin e marrëdhënieve ndërmjet dy popujve.
Ndërkohë, Lukas Mandl, deputet në Parlamentin Evropian dhe njëherësh kryetar i Shoqatës së Miqësisë Austri-Kosovë, foli për thellimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe asaj të Austrisë.
Eurodeputeti Mandl theksoi përkushtimin e tij në dhënien e përkrahjes për Kosovën në kuadër të Unionit Evropian (UE), si dhe domosdoshmërinë që UE-ja të flas me një zë për Kosovën.
Kosova, sikurse çdo vend evropian, ka perspektive të qartë evropiane dhe Austria do të angazhohet në përshpejtimin e rrugës evropiane të Kosovës, theksoi në mes të tjerash eurodeputeti Mandl.
Në këtë aktivitet ishin të pranishëm edhe personalitete të njohura të politikës dhe diplomacisë austriake, si ish-kryetarët e Parlamentit Nacional, Andreas Khol dhe Heinrich Neisser, ish-ministrat e Mbrojtjes së Austrisë, Friedhelm Frischenschlager dhe Werner Fasslabend, Ambasadorët Albert Rohan dhe Wolfgang Petritsch, kryetarja e Grupit Parlamentar të Miqësisë Austri-Kosovë Carmen Jeitler-Cincelli, deputetë të Parlamentit Nacional, deputetë e përfaqësues të Landeve austriake, përfaqësues të niveleve të larta nga Ministria e Punëve te Jashtme austriake dhe kori diplomatik nga shtetet të ndryshme të botës të akredituara në Austri, si dhe përfaqësues të bizneseve austriako-shqiptare.
I pranishëm në këtë pritje solemne ishte edhe zëvendësministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës, Anton Berisha.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”
















