Jeta në Zvicër
Tuneli në Zvicër kurorëzohet me Çmimin Evropian të Hekurudhave
Tuneli i quajtur “Gotthard Base Tunnel” (GBT) kalon nëpër zemër të Alpeve zvicerane dhe lidh kantonin zviceran qendror Uri me jugun e vendit.
Tuneli i Gotthardit ka marrë Çmimi Evropian të Hekurudhave 2018 në Bruksel.
Çmimin e pranuan Peter Jedelhauser, ish-drejtues i projektit North-South Axis Gotthard (PONS) dhe Renzo Simoni, ish-drejtor menaxhues i AlpTransit Gotthard AG.
Të dy falënderuan të gjithë ata që ishin të përfshirë në këtë projekt.
Tuneli është 57 kilometra i gjatë, ndërsa ndërtimi ka kushtuar rreth 12 miliardë franga zvicerane dhe është ndërtuar nga 2.400 punëtorë. Tani udhëtimi nga Cyrihu në Milano zgjat vetëm dy orë e 40 minuta.
Ideja për të ndërtuar këtë tunel ishte e inxhinierit zviceran, Karl Edward Grunert, në vitin 1947. Ky ishte një projekt vizionar, i cili Grunert tha se mund të përfundojë deri në fillim të shekullit të 21-të.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”











