E-Diaspora
Astrit Leka nderohet me mirënjohje nga Ambasada Shqiptare në Bernë
Ambasada e Shqipërisë në Bernë, në një organizim të veçantë i ka ndarë Certifikatën e Mirënjohjes, patriotit, aktivistit dhe intelektualit të shquar Astrit Leka, nismëtarit dhe realizuesit të vendosjes së bustit të heroit tonë kombëtar Gjergj Katsriot Skënderbeu në Gjenevë, shkruan albinfo.ch.
Në këtë ceremoni kanë marrë pjesë edhe ambasadorja e Kosovës në Zvicër, Nazane Breca dhe shumë personalitete tjera.
Ditë më parë për nder të 550 vjetorit të vdekjes së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeut, Ambasada Shqiptare në Bernë hapi siparin e aktiviteteve në kuadër të “Vitit mbarëkombëtar të Gjergj Kastriot Skënderbeut”, në qytetin e Gjenevës.
Ceremonia u zhvillua përpara bustit të Skënderbeut. Në këtë ceremoni merrnin pjesë, ambasadori i Shqipërisë në Bernë, Ilir Gjoni, ambasadorja e Misionit të Përhershëm në Gjenevë, Filloreta Kodra, ambasadorja e Kosovës, Konsulli i Përgjithshëm i Kosovës në Gjenevë, Ramadan Avdiu, personalitete të kantonit të Gjenevës, historianë, shoqata kulturore të komunitetit shqiptar, etj.
Biografi e shkurtë:
- Emri e mbiemriAstrit Leka
- Vendi ku vepron:Zvicër
- Profesioni:Aktivist
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












