Kosova
KMDLNJ: Konfiskimi i dokumentacionit nga Policia shqiptare, shkelje e të drejtave të njeriut
KMDLNJ mbështet autoritetet shqiptare që t’ua shqiptojnë dënimin qytetarëve të Kosovës që e shkelin ligjin për komunikacion gjatë qëndrimit në Shqipëri, mirëpo kërkon që të krijohen mundësitë që t’i paguajnë dënimet në pikën më të afërt të paraparë për këtë
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut ka reaguar pas shumë ankesave që ka marrë nga qytetarët e Kosovës që dënoheshin për kundërvajtje në trafik gjatë qëndrimit në Shqipëri.
Autoritetet shqiptare ua shkelnin të drejtat e njeriut qytetarëve të Kosovës dhe reagimi kishte për qëllim të sensibilizojë autoritetet në Shqipëri dhe në Kosovë për veprimet e policisë shqiptare ndaj qytetarëve të Kosovës që përveç dënimit të shqiptuar, ua konfiskonin dokumentet, duke i detyruar që pas 2-3 ditëve të kthehen në Shqipëri për t’i marrë ato. KMDLNJ këtë e cilëson si shkelje e të drejtave të njeriut dhe përdorim të kushtëzimit për të marrë mito.
KMDLNJ mbështet autoritetet shqiptare që t’ua shqiptojnë dënimin qytetarëve të Kosovës që e shkelin ligjin për komunikacion gjatë qëndrimit në Shqipëri, mirëpo kërkon që duhet të krijohen mundësitë që t’i paguajnë dënimet në pikën më të afërt të paraparë për këtë, e jo t’i detyrojnë të kthehen pas 3-4 ditëve në Shqipëri për t’i marrë ato dokumente të konfiskuara.
KMDLNJ kërkon sqarime nga autoritetet shqiptare dhe kosovare nëse është nënshkruar kjo marrëveshje midis dy vendeve, e që është thellësisht diskriminuese, në të kundërtën duhet të ndërpriten këto veprime diskriminuese, shkelje e të drejtave të njeriut.
“Nëse ka ndonjë marrëveshje eventuale midis dy vendeve, atëherë ajo duhet të funksionojë sipas modelit të Byrove të Sigurimeve midis dy vendeve”, thuhet në reagim.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital










