Jeta në Zvicër
Nuk ka pasaportë nëse nuk mësoni not në Zvicër
Dy vjet më parë, një rast shkaktoi një tronditje: dy vajza nuk u natyralizuan për shkak se refuzuan mësimet e notit, shkruan albinfo.ch.
Zyra për natyralizim në Bazel refuzoi kërkesën sepse vajzat kishin refuzuar notin, që ishte i detyrueshëm për nxënësit. Prej 1 janarit, kjo praktikë zbatohet tani në të gjithë Zvicrën.
Akti i ri për të Drejtat Civile rendit kriteret e reja të integrimit, siç raportohet nga «SonntagsZeitung», përcjell albinfo.ch.
Pra, dikush që dëshiron të natyralizohet, jo vetëm që duhet të mësojë një gjuhë të vendit, por edhe duhet të respektojë vlerat e kushtetuese të vendit. Kjo gjithashtu përfshin ndjekjen e shkollimit dhe kështu pjesëmarrjen e detyrueshme në mësimet e notit.
Federata ombrellë e organizatave islamike në Zvicër ka kritikuar një kriter të këtillë të natyralizimit.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












