Kultura
Edhe një rekord në ankandin e pikturave
Konkurrenti tjetër “Christie's” ka arritur të mbledh 300 milionë euro në ankandin më të suksesshëm në historinë e artit bashkëkohor
Një javë pas shitjes së pikturës e njohur “Klithja” të autorit norvegjez Edvard Munch në ankandin e shtëpisë Sothesby`s për 119.9 milionë dollarë, të martën mbrëma është shënuar një rekord tjetër në Nju Jork.
Konkurrenti tjetër “Christie’s” ka arritur të mbledh 300 milionë euro në ankandin më të suksesshëm në historinë e artit bashkëkohor. 14 artistë me veprat e tyre kanë shënuar këtë rekord në Nju Jork.
Piktura e artistit Mark Rothko “Portokall, kuq, verdhë” e vitit 1961 është shitur për 86.9 milionë dollarë. Në pikturën e madhe duket një hije me ngjyrë portokalli që të kujton perëndimin e diellit.
Piktura e artistit Mark Rothko, 86.9 milionë dollarë
Sipas “Christie” piktura e artit bashkëkohor “Portokall, kuq e verdhë” është më e shtrenjta që është shitur ndonjëherë në ankand pikturash. Oferta prej 24 milionë dollarësh është tejkaluar brenda 7 minutave me një çmim rekord të shitjes.
Artisti depresiv Rothko kishte marrë jetën më 1970.
Edhe piktura e gjermanit Gerchard Richter “Abstract Painting” ka shënuar një rekord të ri duke u shitur për 21.8 dollarë, gati dyfishin e çmimit të paraparë.
Piktura e Gerchard Richter “Abstract Painting”, 21.8 milionë dollarë
Çmimi rezultoi pas një gare të mbi 30 ofertuesve. “Richter” arriti një rekord tjetër : “Pejzazh liqeni me vranësira ” e vitit 1969 është shitur 19.3 milionë , 5 milionë më shumë sesa kishin pritur. Piktura me një imazh realist ishte paguar me çmimin më të lartë.Një tjetër moment i rëndësishëm i mbrëmjes ishte edhe shitja e “FC1” nga Yves Klein.
Piktura “FC1” e Yves Klein
36.5 dollarë ishte çmimi rekord i mëparshëm i francezit, ndërsa tani e ka tejkaluar për 23.5 milionë dollarë. Piktura është krijuar në vitin 1961.
Pa artistin Alexander Calder asnjë shitore muzeale nuk do të ja dilte. Një nga piktura më të njohura, “Lily e Force” është shitur në ankandin “Christie” me një çmim rekord.
Piktura në fjalë daton që nga viti 1945, pak më shumë se dy metra e lartë dhe ka kushtuar më shumë se 18.5 milionë dollarë. Tregtarët kishin pritur vetëm 10 milionë.
Të gjithë blerësit e këtyre pikturave e ishin anonim.
E-Diaspora
-
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane Prej më shumë se dhjetë vitesh, familja Markaj në Obersiggenthal e shndërron oborrin e saj në... -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










