Jeta në Zvicër
Mbi 4 mijë persona në vit lëndohen në palestrat zvicerane
Sipas Zyrës Zvicerane për Parandalimin e Aksidenteve (BFU), në Zvicër rreth 4 300 persona lëndohet në vit në palestra dhe qendrat e fitnesit
Po kërkoni një justifikim për të mos shkuar në palestër (fitnes)? Atëherë, e keni një: sipas Zyrës Zvicerane për Parandalimin e Aksidenteve (BFU), në Zvicër rreth 4 300 persona lëndohet në vit në palestra dhe qendrat e fituesit, shkruan albinfo.ch.
Mbivlerësimi i aftësisë, mos përdorimi i pajisjeve si duhet dhe mos ngrohja e duhur, janë ndër arsyet kryesore që njerëzit të lëndohen, thuhet në njoftimin e BFU, raporton “The Local”.
Shputat, supet, muskujt e barkut dhe gjunjët, janë veçanërisht në rrezik nëse njerëzit nuk ushtrojnë siç duhet, gjithnjë sipas raportit.
Megjithatë, kjo nuk është arsye për të mos shkuar palestrën, sipas BFU.
Përkundrazi, organizata ka lëshuar një video të re në të cilën futbollisti profesionist Dennis Hediger jep këshilla të tij për ushtrimin e duhur.
Sipas kapitenit të Thunit, ushtrimi duhet të bëhet në mënyrë korrekte dhe me përqendrim.
Njerëzit që fillojnë të stërviten gjithmonë duhet të ngohen siç duhet, të kërkojnë këshilla nga instruktorët, të shmangin përdorimin e peshave shumë të rënda dhe të respektojnë udhëzimet e sigurisë së palestrës, këshillon BFU.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










