E-Diaspora
29 vjeçari nga Maqedonia, i infektuar me HIV përdhunon gjermanen 82 vjeçe
Si pasojë e dhunës së ushtruar gruaja e moshuar ka pësuar në gjithë trupin lëndime në formë blanash të gjakut. Por, ajo nuk është infektuar me HIV
Një shtetas 29 vjeçar i Maqedonisë, i infektuar me HIV, akuzohet nga një gjykatë e Hamburgut se ka përdhunuar seksualisht një grua të moshuar 82 vjeçare në Hamburg.
Dzengis D. këtë akt mendohet ta ketë kryer më 8 korrik të vitit të kaluar, në shtëpinë e viktimës në një lagje të qytetit, shkruan “Hamburger Abendblatt”.
Gruaja është përpjekur pa sukses të mbyllte derën e ballkonit, prej nga kishte hyrë sulmuesi, transmeton albinfo,ch. Ai pastaj e ka rrëzuar të moshuarën në dysheme, ia ka mbyllur gojën dhe e ka përdhunuar pesë herë, në kthina të ndryshme të banesës së saj.
Shtetasi i Maqedonisë, i cili ka qenë i dënuar edhe më parë, akuzohet se pas përdhunimit ka kërkuar të holla nga plaka. Kur ajo kishte dashur t`ia jepte 10 euro, ai ia kishte marrë me dhunë portofolin nga dora dhe kishte ikur nga banesa me 100 euro të grabitura.
Si pasojë e dhunës së ushtruar gruaja e moshuar ka pësuar në gjithë trupin lëndime në formë blanash të gjakut, përcjell albinfo.ch. Por, ajo nuk është infektuar me HIV.
Deri tash Dzengis D. para trupit gjykues vetëm ka heshtur.
Procesi kundër tij dtë vazhdojë më 16 janar
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë












