E-Diaspora
Dënohen dy motra angleze, trafikonin me shqiptarë pasi ishin në borxhe
Por, ato ishin të ‘detyruara’ të bënin këtë punë, pasi i kishin borxh një trafikanti shqiptar droge 4 mijë funte, dhe për të shlyer borxhin, duhej të sillnin në Angli, familjen e tij, duke përfshirë edhe një të mitur
Dy motrat angleze, Alison dhe Fabiola Alman janë dënuar nga një gjykatë angleze me 11 vjet burg, pasi kishin tentuar të trafikonin në Britani, shtatë emigrantë shqiptarë, shkruajnë mediat angleze.
Sipas mediave angleze, ato po transportonin shqiptarët me një furgon tip karavan, i cili pas skanimit nga autoritetet kufitare rezultoi se në pjesën e pasme ndodheshin pesë persona, derisa pas kontrollit të detajuar u gjendën të fshehur në pjesën e sipërme edhe dy të tjerë, përcjell albinfo.ch.
Por, ato ishin të ‘detyruara’ të bënin këtë punë, pasi i kishin borxh një trafikanti shqiptar droge 4 mijë funte, dhe për të shlyer borxhin, duhej të sillnin në Angli, familjen e tij, duke përfshirë edhe një të mitur.
Shqiptarët kishin udhëtuar në kushte mjaft të rënda higjenike. Oficerët e Emigracionit pikasën erën e rëndë që vinte nga furgoni, por motrat e justifikuan atë me erën e djathit që kishin në frigoriferin e karavanit, e më pas me faktin që tualeti ishte i mbushur pasi njëra nga motrat hante shumë.
Ato ishin arrestuar në fillim të tetorit, vitin e kaluar, pasi mbërritën në Portsmouth në jug të Anglisë me tragetin “Brittany”, nga porti i Bilbaos në Spanjë.
Gjashtë shqiptarët u rikthyen në Bilbao të Spanjës, ndërsa i mituri është nën kujdesin e shtetit britanik, u tha në procesin gjyqësor.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri Tragjedia ndodhi në Sooß pranë Badenit, bashkëshorti D.O. dyshohet si autori kryesor... -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit
Jeta në Austri
-
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri Tragjedia ndodhi në Sooß pranë Badenit, bashkëshorti D.O. dyshohet si autori kryesor... -
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç











