Një shofer kishte humbur durimin duke pritur në ngecjen e veturave që kishte ndodhur në autostradë në drejtim të St Gallenit. Ai pa zhurmë kishte lëvizur në shiritin ndihmës në një gjatësi prej rreth 500 metrash, duke i kaluar kolonat e veturave deri në dalje të Effretikon, përcjell albinfo.ch.
Gjykata e Lartë e Cyrihut e ka dënuar me gjobë prej 2400 frangash. Gjykata Federale gjithashtu vlerëson sjelljen e shoferit si një shkelje të rëndë të rregullave të trafikut. Sjellja e shoferit kishte rrezikuar sigurinë e trafikut.
Shoferi deklaroi se në dalje të tjera të autostradës lejohet përdorimi i shiritit ndihmës në rast kolonash. Por gjyqtari nuk e ka pranuar këtë justifikim.
Shoferi tani duhet të paguajë shpenzimet gjyqësore prej 2.000 frangash. Përveç kësaj, ai tani duhet të paguajë një gjobë prej 9,000 frangash, e cila ishte fryrë me kusht në vitin 2014.