E-Diaspora
Familja e azilkërkuesit shqiptar të vrarë do që ta dijë të vërtetën
Florenc Beqiraj, 23-vjeçar nga Shkodra, ndërroi jetë në spitalin e Marsejës. Florenci kishte qenë pikërisht një i ri në kërkim të një jete më të mirë, që kishte kërkuar azil në Francë.
Pas refuzimit të kërkesës, Florenci kishte qëndruar në Francë në situatë të parregullt, derisa policia e kishte kapur pa dokumente gjatë një kontrolli rutinë, raporton “TCH”.
Në këtë moment Florenci nuk u fut në burg, sepse nuk kishte bërë vepër penale, por në një qendër për emigrantë ilegalë, në pritje të largimit të detyruar nga vendi, përcjell albinfo.ch.
Autoritetet franceze thonë se Florenci ka tentuar të dëmtojë veten një ditë përpara dëbimit, duke stimuluar një vetëvrasje me litar, që ka marrë për keq.
Ngjarja ka ndodhur më 15 dhjetor, dhe tre ditë më vonë, të hënën, i riu ishte në vdekje klinike. Por, spitali i Marsejës e mbajti në jetë deri në mbërritjen e të atit.
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta u shprehu ngushëllimet familjes dhe bisedoi me ambasadorin e Shqipërisë në Francë për të mundësuar sjelljen e trupit të pajetë në Shqipëri në një kohë sa më të shpejtë. Ndërkaq në Shkodër familja Beqiraj në Shkodër ka hapur dyert e mortit.
“Djali ka qenë normal. Rrahjet e zemrës i kishte normal, tensionin po ashtu. Vetëm ka qenë i dëmtuar në qafë dhe nëpër duar, ia ka parë burri. teli i kishte hyrë në mish”, shprehet nëna e të ndjerit, Laureta Beqiri.
“Trupin e djalit të ma sjellin sa më parë. Se ne nuk kemi”, thotë Fife Rexha, gjyshja e Florencit.
Familja e Florencit pret kthimin e trupit dhe sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje, tragjike për ta.
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë












