E-Diaspora
Dëgjonte bisedat e klientëve dhe u dërgonte hajnat në shtëpi
Nga fundi i vitit 2016 deri në fillim të vitit 2017, ata kishin kryer plot 41 vjedhje në apartamente të ndryshme

Dëgjonte bisedat e klientëve të saj në parukeri, e më pas organizonte vjedhjet në shtëpitë e tyre.
Një bandë hajdutësh shqiptarë, ku rolin kryesor e kishte një grua që punonte si parukiere, u arrestua nga policia shtetërore italiane, raporton “TCH”.
Bëhet fjalë për katër shtetas të Shqipërisë, që vepronin në provincën e Modenas, por edhe në zona të tjera, përcjell albinfo.ch.
Nga fundi i vitit 2016 deri në fillim të vitit 2017, ata kishin kryer plot 41 vjedhje në apartamente të ndryshme.
Gruaja që punonte si parukiere në Correggio, në Reggio Emilia, pasi dëgjonte bisedat e klientëve udhëzonte tre bashkëpunëtorët, ku bënte pjesë edhe ish-bashkëshorti, duke sinjalizuar periudhën kur shtëpitë ishin bosh, për shkak të angazhimeve apo largimit për pushime të pronarëve.
Sendet e grabitura i kishin dërguar në Shqipëri, duke grumbulluar qindra mijëra euro.
E-Diaspora
-
Me helikopterë privatë nga Zvicra në Shqipëri dhe Kosovë Pas muajsh përgatitje filloi aventura unike me tre helikopterë privatë, me një synim të veçantë: të...
-
AES fuqizon rolin e diasporës në teknologji dhe siguri
-
Gati 1 milion pasagjerë vetëm në muajin qershor, në Aeroportin e Tiranës
-
VLEN: Deklarata e Ali Ahmetit për regjistrimin është skandal, mërgata meriton përgjigje
-
Gjermani: Mërgimtari keqtrajton 17 vjeçaren nga Kosova
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor