E-Diaspora
Shqiptari vritet me thikë nga dy persona të panjohur
“Dy burrat e përmendur, sipas gruas dëshmitare, e kanë sulmuar 33 vjeçarin pa i thënë asnjë fjalë dhe e kanë therur, sipas të gjitha gjasave, me thikë"
Një burrë 33 vjeçar, shqiptar nga Kosova është vrarë natën e mbrëmshme në Vjenë, i sulmuar nga dy burra të panjohur. Ai ishte duke ecur me një grua 44 vjeçe kroate në kohën kur është sulmuar nga dy burra të panjohur, të veshur me rroba të zeza, ka thënë një burim policor për orf.at.
“Dy burrat e përmendur, sipas gruas dëshmitare, e kanë sulmuar 33 vjeçarin pa i thënë asnjë fjalë dhe e kanë therur, sipas të gjitha gjasave, me thikë”.
Viktima ka pësuar një plagë të rëndë në gjoks, dyshohet nga goditja me thikë, thonë në polici, transmeton albinfo.ch. Pastaj ai është transportuar për në spital, ku si pasojë e plagëve, ka vdekur pas dy orëve. Sulmuesit e dyshuar kanë ikur në drejtim të Stacionit Kryesor Hekurudhor.
Motivi i vrasjes është ende i panjohur ndërsa të dyshuarit po ndiqen dhe ndaj tyre po zhvillohen hetime për vrasje të rëndë.
Policia me këtë rast kërkon ndihmë edhe nga qytetarët. “Dy dorasit e panjohur kanë qenë të veshur me të zeza dhe në kokë kanë pasur edhe kapele të zeza. Janë të gjatë rreth 180 cm.
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë












