E-Diaspora
Krijohet Grupi Parlamentar Kosovë-Zvicër
Parlamentarët zviceranë i janë përgjigjur pozitivisht ftesës për të marrë pjesë në pritje të organizuar të martën nga Ambasada e Kosovës në Bernë, me rastin e krijimit të Grupit Parlamentar të Miqësisë Kosovë-Zvicër, raporton albinfo.ch.

Në takimin e parë kanë marrë pjesë parlamentarë zviceranë të partive të ndryshme politike, si Felix Müri dhe Maximilian Reiman nga SVP, Barbara Gysi dhe Cédric Wermuth nga SP.

Kosova dhe Zvicra janë dy shtete që ndajnë vlerat dhe idetë e përbashkëta, ka deklaruar në pritje ambasadorja kosovare në Bernë, Nazane Breca.
„Mbi të gjitha, Kosova dhe Zvicra kanë një të përbashkët shumë të vlefshme, e kjo është komuniteti ynë shqiptar këtu, i cili dita- ditës po avancon dhe po bëhet pjesë e shoqërisë zvicerane. Janë këto edhe shumë arsye të tjera, të cilat na bëjnë edhe më të lumtur që sot themelojmë „Grupin e Përhershëm Parlamentar Zvicër-Kosovë“, tha ndër të tjera Breca, duke theksuar rolin e këtij grupi në përafrimin e dy shteteve në të ardhmen.

Felix Müri nga SVP, Luzern, është njëri nga nismëtarët e këtij grupi, bashkë me Fatmire Musliun, ministër-këshilltare në Ambasadën e Kosovës në Bernë.
„Kosova dhe Zvicra kanë bashkëpunim të mirë, por ka ende hapësirë për bashkëpunim, sidomos në aspektin ekonomik, pa e anashkaluar edhe atë politik“, tha deputeti Müri.
Ai përmendi edhe numrin e madh të komunitetit shqiptar që jeton në Zvicër, ndërsa gjatë bisedave me deputetë zviceranë tha se është mirëpritur ideja për themelimin e një organizmi të këtillë politik Kosovë-Zvicër.

Edhe deputeti nacional, Maximilian Reimann (SVP, Argau), tha se tashmë ka ardhur koha për nisma të tilla bashkëpunimi Kosovë-Zvicër.
Fatmire Musliu, ministër-këshilltare në Ambasadën në Bernë, ka treguar para deputetëve zviceranë vendin e saj nëpërmjet një video prezantimi.
Ka shëtitur prej një cepi në cepin tjetër të Kosovës, duke treguar bukuritë që ka vendi, por edhe për yjet, artin dhe kulturën.

Në fund deputetët zviceranë kanë shijuar ushqimet e kuzhinës tradicionale shqiptare nga Kosova
Deri tani nismës për krijimin e Grupit Parlamentar Kosovë – Zvicër i janë përgjigjur pozitivisht 19 deputetë zviceranë, nga të gjitha partitë politike.
Sipas proceduarave parlamentare, lista e deputetëve zviceranë do t’i dërgohet Parlamentit të Zvicrës, pasi të regjistrohet do të njoftohet zyrtarisht Ambasada e Kosovës për krijimin e këtij grupi. Një takim i parë ndërmjet dy parlamenteve pritet të realizohet në tremujorin e parë të vitit 2018.



Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”















