E-Diaspora
‘Blick’: «Gëzuar Ditën e Pavarësisë»
Sot është 28 nëntori apo “1 gushti shqiptar”. Në Shqipëri, shkollat, institucionet dhe dyqanet janë të mbyllura. Në vend të kësaj festohet në vende të ndryshme

28 Nëntori është dita kur të gjithë shqiptarët festojnë pavarësinë e tyre. “Është dita që miqtë tuaj në Shqipëri i zbukurojnë kanalet dhe mediat sociale me ngjyrë të zezë dhe kuqe. 28 Nëntori është Dita e Pavarësisë së Shqiptarëve. Rreth 250 mijë shqiptarë jetojnë në Zvicër dhe kjo është një arsye e mjaftueshme për të ditur më shumë për këtë festë”, shkruan ‘Blick’, me një shkrim special për 28 nëntorin.
Më pas tregohet historia e Shqipërisë, që u Pavarësua nga Perandoria Osmane, dhe sot feston 105 vjetorin e shtetësisë, ndërsa ishte e pushtuar për pesë shekuj nga kjo Perandori, përcjell albinfo.ch.
Luftëtari i Lirisë, Ismail Qemaili shpalli Pavarësinë në Vlorë, së bashku me Isa Boletinin dhe Luigj Gurakuqin.
Gjergj Kastrioti Skënderbeu është konsideruar si hero kombëtar shqiptar dhe ishte një nga mbrojtësit e Evropës kundër osmanëve.
Sot është 28 nëntori apo “1 gushti shqiptar”. Në Shqipëri, shkollat, institucionet dhe dyqanet janë të mbyllura. Në vend të kësaj festohet në vende të ndryshme.
Shqiptarët që jetojnë në Zvicër gjithashtu festojnë. Klubet si “Rinora 4” organizojnë çdo vit mbrëmje festive për këtë ditë, megjithatë për shkak se është e martë, festat janë shtyrë për fundjavë.
Pra, sot festojnë të gjithë, dhe siç do të thoshit edhe në gjuhën shqipe: «Gëzuar Ditën e Pavarësisë».
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Vesa Brahimi, femra e parë ndërkombëtare që ka diplomuar në “Ranger School” në ShBA Nëntoger Vesa Ibrahimi ka përfunduar me sukses trajnimin më sfidues në SHBA dhe është bërë femra...
-
Zhdukja e 13-vjeçares Arta Hajzeraj në Gjermani, Ambasada e Kosovës bën thirrje për ndihmë
-
Zhduket një 13-vjeçare nga Kosova në Gjermani, policia gjermane dhe familja kërkojnë ndihmën e qytetarëve
-
Nga gushti i vitit të ardhshëm, Italia heq kartën e identitetit fizikë, preken edhe shqiptarët
-
4 milionë euro për policen e sigurimeve për mërgimtarët, vlerësohet vendim i padrejt
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor