E-Diaspora
Tenton ta mashtrojë vajzën amerikane dhe ta sjellë në Kosovë
Vajza kishte marrë pasaportën dhe kishte ndarë fshehur nga familja 5 mijë dollarë për të ikur në Kosovë, dhe të martohej me djaloshin, që nuk e kishte takuar atë
Një kosovar, i prezantuar me emrin Adam, ka tentuar të mashtrojë një vajzë amerikane dhe ta sjellë atë në Kosovë, për ta trafikuar. Kështu raporton televizioni amerikan “WFAA”, përcjell albinfo.ch.
Familja amerikane Baldwin nga qyteti Plano i Teksasit treguan për televizionin se si një ditë babai i shoqes më të ngushtë të vajzës së tyre i kishte thirrur në telefon dhe u kishte treguar se vajza e tyre, Mackenzie, e ka ndërmend të largohet nga Amerika dhe të shkojë në Kosovë. Babai i saj, John Baldwin tregon se çka ndodhi. “Ai na tha se Mackenzie ishte në një lidhje online dhe se e ka ndërmend të martohet me një djalë nga Kosova. Ajo po planifikon ta lë vendin pa iu treguar juve”.
Madje, vajza kishte marrë pasaportën dhe kishte ndarë fshehur nga familja 5 mijë dollarë për të ikur në Kosovë, dhe të martohej me djaloshin, që nuk e kishte takuar atë. “Unë e doja atë, kur e pash u obsesionova me të. Ishte ndejnë e njëjtë sikur e njerëzve që drogohen”, ka treguar Mackenzie.
Ai prezantohej në internet me emrin Adam, dhe e kishte manipuluar vashën me shkrime romantike.
Gjithashtu sjellja e vajzës kishte ndryshuar shumë, ka treguar nëna e saj, Stephanie.
Për këtë rast, familja amerikane kishte njoftuar FBI-në. “Ne filluam një hetim. FBI e filloi. Deshëm ta frikësojmë”, tregon John Baldwin. Vajza tani është penduar dhe mendon se ai ka dashur ta trafikoj. FBI i ka shpjeguar asaj se në regjionin e Ballkanit vajzat nuk përdoren vetëm për trafikim seksual, por edhe për marrjen e organeve. Por, ky rast nuk mund të ndiqet tutje, pasi nuk ka ndodhur asgjë, dhe FBI e ka parandaluar.
Familja Baldwin tani po udhëton nëpër të gjitha shtetet e vendit duke treguar atë që u ndodhi, madje kanë publikuar edhe një libër “Për pak të shkonte”, ku tregojnë se çfarë u ka ndodhur dhe paralajmërojnë prindërit se çfarë mund të ndodhë.
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë











