E-Diaspora
Rrezikon të humbë licencën ‘sherri’ i punëtorit shqiptar
Punëtori nga Shqipëria pritet që të deportohet drejt Shqipërisë, por, pronari i kafenesë është dënuar me një gjobë prej 20,000 funtesh, për shkak se ka punësuar një person pa leje pune
Mediat angleze shkruajnë se një nga kafenetë më të vjetra në Richmond të Londrës mund të humbasë licencën për shkak se punësoi një shqiptar të paligjshëm.
Ngjarja kishte ndodhur më 6 shtator të këtij viti kur shqiptari është kapur në flagrancë duke punuar pa leje në kafenenë “Mamma”, përcjell albinfo.ch.
Punëtori nga Shqipëria ishte ndaluar dhe pritet që të deportohet drejt Shqipërisë, por, pronari i kafenesë është dënuar me një gjobë prej 20,000 funtesh, për shkak se ka punësuar një person pa leje pune.
Por, ky nuk është dënimi i vetëm për të. Pronari duhet të përballet edhe me një vendim të këshillit të Richmond që do të vendosë kushtet e reja me të cilat do të punojë ose do t’i hiqet licenca.
Kjo kafene ka funksionuar që prej 36 vitesh në zonën e Richmond.
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë










