E-Diaspora
Policia kërkon ndihmë për ta kapur, gratë “çmenden” pas shqiptarit të ri
Në vend të dëshmive eventuale mbi vendndodhjen e shqiptarit 25 vjeçar, komentet e postuara në facebook vlonin nga komplimentet për pamjen tërheqëse të Guximit
Policia skoceze në fakt e kishte publikuar fotografinë e azilkërkuesit shqiptar Gëzim Imerio (Imeraj?) për të kërkuar ndihmë nga publiku që i përmenduri të kapet. Por, fotografia e shpërndarë më 7 nëntor befasisht ka ngjallur më shumë vëmendje në internet dhe në veçanti, te gjinia femërore, shkruan focus.de.
Kështu, në vend të dëshmive eventuale mbi vendndodhjen e shqiptarit 25 vjeçar, komentet e postuara në facebook vlonin nga komplimentet për pamjen tërheqëse të Guximit, transmeton albinfo.ch.
“Ai është jashtëzakonisht tërheqës”, shkruan për shembull një grua. “Dhe, policia me siguri nuk do të mund ta gjejë pasi që ai tashmë ndodhet sigurisht i fshehur nën ndonjë fustan gruaje”. Një tjetër grua shkruan: “çfarë tipi i nxehtë. Shpresoj që ai të jetë në rrugë drejt një jete më të mirë”.
Nga ana tjetër, policia në përshkrimin e saj ka përdorur fjalorin e zakonshëm, të thatë policor: personi ka konstrukt trupor mesatar, flokë të shkurta, të zeza, fytyrë ovale dhe tipare këndore të fytyrës.
Duke iu referuar Guximit, mediet në gjuhën angleze shkruajnë për mundësinë që ai të përfundojë si një “Jeremy Meeks i ri”. Jeremy Meeks, të përkujtojmë, kishte arritur famë me fotografinë e tij të publikuar nga policia si njeri në kërkim. Ai tashmë është një model i famshëm dhe partner i Chloe Green, e bija e një miliarderi, për të cilën ai ka braktisur hgruan dhe fëmijën.
Sidoqoftë, policia vazhdon të kërkojë ndihmën e qytetarëve për të kapur Guximin. “Dhe, së paku 500 gra e marrin veçanërisht në mënyrë serioze këtë kërkim”, shkruan një grua në facebook. Por, është pikëpyetje e madhe nëse ato do ta denonconin Guximin në polici.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
AHV 2030: Pensioni nuk vjen më vetë – pse duhet ta planifikoni më herët në Zvicër Autoritetet zvicerane publikuan në maj projektin për konsultim të reformës AHV 2030. Synimi është stabilizimi i... -
Nga Zvicra në Kosovë: Historia e Vali Ranch në fokus te televizioneve shqiptare -
Kino Kosova rikthehet në Bernë: Edicioni i shtatë mbahet më 9–13 shtator 2026 -
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum -
Itali
Romë: Arbenita Ibrahimi shkëlqen në skenën e “Notti Romane”
Jeta në Austri
-
Edhe mësuesit shqiptarë nga Austria pjesë e Seminarit të Mësuesve të Diasporës Seminari i 19-të i mësuesve të diasporës në Brezovicë... -
Austri: Deri në 17 për qind më shumë natyralizime në gjysmën e parë të vitit -
Shkollat e Policisë në Vjenë përballen me vende të zbrazëta pavarësisht 900 aplikantëve -
Trenat e Aeroportit të Vjenës devijohen pas zjarrit në kabllon Praterstern -
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin














