Jeta në Zvicër
Fillon sezoni i skive në Zvicër
Për shkak të motit të ftohtë dhe rënies së borës në viset malore, disa vendpushime zvicerane do të hapen, që këtë fundjavë, shkruan “The Local”.
Vendpushimi i Verbier në Valais njoftoi se do të hapë disa pista për herë të parë këtë sezon të premten, më 10 nëntor, përcjell albinfo.ch.
Më shumë se 40 centimetra borë ka rënë në Verbier në ditët e fundit. Përveç kësaj temperaturat e ulëta e mbajnë borën.
Gjithashtu edhe zona Lac de Vaux do të jetë e hapur që nga e premtja me “kushte të shkëlqyera”. Pistat e tjera mund të hapen sapo të bie borë.
Pistat do të jenë të hapura vetëm gjatë fundjavës në muajin nëntor, derisa sezoni turistik dimëror fillon zyrtarisht më 2 dhjetor.
Vendpushimi Graubunden i Laax u hap pjesërisht më 4 nëntor, ndërsa Stand-Trübsee në Engelberg do të hapet nga dita e shtunë.
Crans-Montana do të hapet në fundjavë nga e shtuna e 18 nëntorit, para fillimit të sezonit të duhur më 2 dhjetor.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë













