Jeta në Zvicër

Ndalohen smartfonët për shoferët e autobusëve dhe tramvajeve

Shoferët e autobusëve dhe tramvajeve në qytet dhe në rajonin e Cyrihut do të shkarkohen pa paralajmërim nëse kapen duke i përdorur smartfonët ose tabletat.

Kjo është ajo që kompanitë e transportit Zurich VBZ kujtojnë në një letër, përcjell albinfo.ch.

Brenda një viti tre shoferë u shkarkuan pa paralajmërim, të cilët kishin përdorur një pajisje të tillë gjatë udhëtimit.