Gruaja
Angela Martini, kontratë me IMG
Para saj për IMG-në kanë punuar edhe top-modelet më të mëdha të botës si Gisele Bündchen dhe Kate Moss etj.
Top modelja e famshme shqiptare-zvicerane Angela martini ka lidhur një marrëveshje me firmën IMG, ka njoftuar sot firma në fjalë. Me këtë nënshkrim, shqiptarja hyn automatikisht në shërbim të firmës së madhe të marketingut që vepron në mbarë botën.
Angela (Anxhela) Martini është lindur në Shkodër para 25 vitesh. Ajop ka jetuar në Zvicër, Cyrih, para se të depërtonte në skenat e mëdha të modelizmit në Nju Jork. Në SHBA ajo është aktive edhe si ndërmarrëse dhe para pak ditësh ka publikuar koleksionin e saj të parë të kostumeve të plazhit me emrin „Martini Bikini“.
Me marrëveshjen e lidhur me IMG, të gjitha angazhimet e marra më heret nga Angela do të kalojnë automatikisht në koordinim të IMG-së. Modelja Martini, në kuadër të marrëveshjes do të mund të rezervohet përmes IMG-së edhe për fushatat reklamuese ose për paraqitjet si moderuese, shkruan portali persönlich.com..
Me angazhimin e saj në këtë firmë, Angela Martini është në shoqëri mjaft të mirë. Para saj për IMG-në kanë punuar edhe top-modelet më të mëdha të botës si Gisele Bündchen dhe Kate Moss etj.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë ka njoftuar se procesi i votimit është duke u zhvilluar... -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë










