Jeta në Zvicër
“Nuk i shërbejmë zezakët”: Hetohen për racizëm pronarët e restorantit
Kështu ka thënë shefja e restorantit „Trauben“ në Bazenheid të Kantonit St. Gallen, në momentin kur aty hynte një grup i përbërë nga azilkërkues afrikanë dhe nga Jonas Brunschwiler, student zviceran
„Ne nuk u shërbejmë zezakëve“ ka thënë shefja e restorantit „Trauben“ në Bazenheid të Kantonit St. Gallen, në momentin kur aty hynte një grup i përbërë nga azilkërkues dhe nga Jonas Brunschwiler, siç e thotë ky i fundit për mediat zvicerane.
Kjo ka ndodhur më 23 qershor 2017, kur Brunschwiler ishte duke kryer shërbimin e tij civil në kuadër të ushtrisë dhe kishte marrë për detyrë që ma ndihmën e azilkërkuesve të shkatërronte bimët invazive në zonën e afërt. Ai donte të pinte një birrë në fund të ditës së punës, me grupin përbëhej kryesisht nga refugjatë etiopianë. Por, nuk ishte e thënë të pinte birrën, shkruan tagblatt.ch.
Brunschwiler, që është student i anglishtes dhe filozofisë as sot nuk arrin të kuptojë: „Sjellja e shefes së trestorantit ishte nga çdo aspekt absurde. Përveç anës njerëzore, thotë ai, këtu bëhet fjalë edhe për anën ekonomike, pasi që ne sigurisht do të paguanim për shërbimin.
Përvojë të ngjashme me këtë restorant kishte pasur një muaj më vonë edhe Partia Socialdemokrate e regjionit. Ky seksion, mbledhjet i kishte mbajtur zakonisht në restorantin në fjalë, ndërsa kësaj radhe përgjigja e pronarëve kishte qenë refuzuese. Me arsyetimin se nuk pranojnë manifestime politike, por SP- e Bazenheidit është e bindur se synimi është diskriminues, i ngjashëm me atë që kishiun treguar ndaj refugjatëve afrikanë.
E pyetur nga mediat regjionale, policia ka pohuar se është informuar rreth ngjarjes dhe pasi të marrë konfirmimin e plotë, do ta bartë çështjen në prokurorinë përkatëse, e cila do të nisë hetimet.
Ndërsa pronarëve të etiketuar të restorantit, “nuk u kujtohet” të ketë ndodhur diçka e tillë.
E-Diaspora
-
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar Jonathan Hargreaves përgëzon të rinjtë që rikthyen aftësi unike dhe njohuri të avancuara për shoqërinë kosovare.... -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“










