Kosova
Tre të vdekur në dy aksidente
Tre persona kanë vdekur në dy aksidente të ndara që kanë ndodhur mbrëmjen e së martës në rrugën Prishtinë-Pejë, afër Komoranit.
Fillimisht, sipas policisë, rreth orës 20:00 një veturë dyshohet se ka humbur kontrollin dhe është vetëaksidentuar, ku kanë mbetur dy të vdekur, përcjell albinfo.ch.
Ndërsa, në afërsi të këtij lokacioni, pak minuta më vonë ka ndodhur edhe një aksident tjetër mes një kamioni dhe autoambulance, ku ka vdekur një person.
“Njësitet policore dhe të emergjencës po ndërmarrin veprimet e nevojshme në vend të ngjarjes për të identifikuar rrethanat se si kanë ndodhur të dyja rastet. Është njoftuar prokurori dhe hetimet për këto dy raste të rënda janë në proces. Edhe një herë policia apelon te të gjithë drejtuesit e automjeteve që të kenë kujdes më të madh gjatë drejtimit të automjeteve, sidomos gjatë ndryshimeve të kushteve atmosferike dhe zvogëlimit të dukshmërisë”, ka thënë zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha.
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa









