Jeta në Zvicër
Qytetet më të shtrenjta në botë, Cyrih në vendin e tretë
Cyrihu është në vendin e tretë në botë, dhe të parin në Evropë, derisa Gjeneva është në vendin e shtatë në botë
“The Economist Intelligence Unit”, ka bërë një listë me qytetet më të shtrenjta në botë për të jetuar, me çmimet me të shtrenjta. Në dhjetë qytetet më të shtrenjta, pesë janë nga Azia, derisa Singapori është në vendin e parë, i përcjellë nga Hong Kong, shkruan “marketwatch.com”.
Në vendin e tretë është qyteti zviceran, Cyrih, apo qyteti më i shtrenjtë në Evropë, përcjell albinfo.ch.
Tokio dhe Osaka, dy qytete japoneze janë në vendin e katërt, përkatësisht të pestë, derisa pas tyre është Seuli i Koresë Jugore.
Një tjetër qytet zviceran është në top-10. Bëhet fjalë për Gjenevën, që pasohet nga Parisi, Nju Jorku, dhe Kopenhageni.
Studimi ka vlerësuar qytetet sipas çmimeve për të blerë artikuj bazë në supermarkete, çmimin e ushqimeve, pijeve, veshjeve, rekreacionit dhe argëtim, makinës, marrja me qera e një shtëpie, faturave të shërbimeve, shkollave private dhe ndihmës shtëpiake.
Renditja
- Singapori
- Hong Kong
- Cyrih
- Tokio
- Osaka
- Seuli
- Gjeneva
- Parisi
- Nju Jorku
- Kopenhagën
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Oda Ekonomike e Kosovës fton bizneset në takimet B2B me diasporën Aktivitetet do të mbahen në Pejë, Gjakovë dhe Gjilan me synim krijimin e partneriteteve të reja... -
Kosovare Asllani vazhdon kontratën me London City Lionesses deri në vitin 2027 -
Zvicër
Vexhid Sejdiu: Shkolla Shqipe në Zvicër mbyll vitin shkollor, nisin regjistrimet për 2026/2027 -
Kosovë
135 futbollistë e futbolliste nga diaspora morën pjesë në kampet e FFK-së -
Mërgimtarët drejt vendlindjes: Ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas











