Kosova
Haradinaj merr urime nga Rama, Meta e Engel
"Menjëherë pas marrjes së besimit për ta udhëhequr Qeverinë e vendit, kam pranuar mijëra urime nga qytetarë, nga kryeministri Edi Rama, presidenti Ilir Meta dhe senatori Eliot Engel”, ka shkruar Haradinaj në Facebook
Kryeministri i sapozgjedhur i Kosovës, Ramush Haradinaj ka marrë urime nga krerët e shtetit shqiptar, nga senatori amerikan Eliot Engel, por jo edhe nga liderët e shteteve rajonale. Zgjedhja e Haradinajt është pritur keq nga partitë opozitare në Kosovës, të cilët e shohin atë si të pafuqishëm për t’i lëvizur proceset përpara.
“Menjëherë pas marrjes së besimit për ta udhëhequr Qeverinë e vendit, kam pranuar mijëra urime nga qytetarë, simpatizantë të AAK-së e të partive të tjera, nga diplomatë e përfaqësues shtetesh, nga të cilët ndër të parët ishin, Kryeministri Edi Rama, Presidenti Ilir Meta, dhe Senatori Eliot Engel. Një falënderim i përzemërt për të gjithë ata”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Kryeministri i ri është zotuar se do të jetë në shërbim të qytetarëve e shtetit të Kosovës, dhe do të punojë për mirëqenien e përgjithshme të shoqërisë kosovare. Ai në një reagim në fqcebook, kërkon unitet.
“Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës. Dje mora besimin për të udhëhequr Qeverinë e vendit në mandatin katërvjeçar. I falënderoj të gjithë ata që më besuan, por edhe ata që votuan kundër, sepse ky është thelbi i demokracisë”, shkruan Haradinaj.
Ai më tutje thotë se, zotohet para jush qytetarëve se do të jetë në shërbimin e tyre e të shtetit, dhe do të punoj me krejt qenien për mirëqenien e përgjithshme të shoqërisë kosovare. \
“Qeveria që do ta drejtoj, do të jetë qeveri e të gjithë qytetarëve të Kosovës, pa dallim etnie, besimi, përkatësie politike apo ideologjie, dhe do të jetë më e gatshme se asnjëherë më parë që të bashkëpunojë ngusht më opozitën parlamentare, shoqërinë civile dhe median”, shkruan Ramush Haradinaj, sipas të cilit, “nisja e re për Kosovën bëhet, vetëm duke qenë të bashkuar, e me besim në njëri tjetrin”.
Në adresë të shefit të ri të Qeverisë nuk ka shkuar asnjë urime as prej ambasadorëve të akredituar në Prishtinë. Përfshirë ambasadorin amerikan, Greg Delawie, por as diplomatët tjerë nuk i kanë shkuar Haradinajt për pozitën e re.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026











