Jeta në Zvicër

Policia ndalon 82-vjeçaren në drejtim të kundërt në autostradën A1

Në kantonin e Aargaut policia ndaloi një 82-vjeçare nga Solothurni, e cila kaloi disa kilometra në drejtim të gabuar në A1. Ajo duhej të dorëzonte patentën e shoferit pas më shumë se 50 vjetësh

Një grua 82-vjeçare nga kantoni i Solothurnit kaloi disa kilometra në drejtimin e gabuar, të dielën në mëngjes në A1. Policia ndaloi dhe ajo ishte detyruar të dorëzonte patentë shoferin pas më shumë se 50 vjetësh, përcjell albinfo.ch.

Për “fat të mirë” asnjë aksident nuk kishte ndodhur gjatë udhëtimit, shkruan policia e kantonit Aargau në një komunikim. Disa shoferë kishin raportuar rastin në qendrën e thirrjeve emergjente kantonale. Ajo kishte udhëtuar nga Mülligen në Cyrih.

Pas rreth tetë kilometrash, një patrullë mund të ndalonte shoferen në Wettingen. Policia supozon se gruaja zvicerane kishte përdorur Birrfeld dhe pastaj kishte kaluar në mbikalimin e dytë në drejtim të Cyrihut.