Jeta në Zvicër
Tetë në dhjetë njerëz përdorin intensivisht internetin në Zvicër
Tani pothuajse 40 për qind e popullsisë zvicerane përdorin internetin, 90 për qind janë rregullisht online

80 për qind e përdoruesve të internetit në Zvicër janë në të çdo ditë. Kjo është bërë e ditur nga shifrat e reja të publikuara nga kompania kërkimore në internet “Net-Metrix”.
Rreth fundit të mijëvjeçarit, vetëm 14 për qind ishin ndër të ashtuquajturit “përdorues të rëndë” në internet. Ndërkohë tani pothuajse 40 për qind e popullsisë zvicerane përdorin internetin, 90 për qind janë rregullisht online, përcjell albinfo.ch.
Siç pritej, ka ende një hendek mes gjeneratave. 96 për qind e mbi 70-vjeçarëve janë jashtë linje, derisa për nën 30-vjeçarët interneti pothuajse përdoret pafundësisht.
Shtatë prej dhjetë njerëzve përdorin rregullisht një smartphone. Që nga viti 2010 numri i përdoruesve është trefishuar, në 4.6 milionë. Gjithnjë e më shumë njerëz blejnë në onlineshops. Kjo është rritur nga 43 në 74 për qind që nga viti 2012.
Studimi i “NET-Metrix-Base” ofron informata themelore rreth përdoruesve të internetit në Zvicër dhe Lihtenshtajn. Me afërsisht, 19 mijë intervista online dhe telefonike çdo vit kanë hulumtuar zakonet e përdorimit të internetit të personave të moshës 14 vjeç e sipër.
E-Diaspora
-
Taulant Xhaka nis karrierën si trajner te FC Dardania Basel në divizionin e 4-të Ish-futbollisti i njohur shqiptar, Taulant Xhaka, po vazhdon karrierën e tij në futboll, por tani në...
-
Qeveria e Kosovës nga një korriku subvencionon policat e sigurimit për mërgimtarët
-
Oficeri i FSK-së, diplomon në Akademinë e Mbrojtjes në Kroaci
-
30 Vjet me Filarmoninë e Vjenës, Shkëlzen Doli: Një udhëtim i jashtëzakonshëm muzikor
-
“Lulëkuqet” nga Berna ftojnë gratë shqiptare t’i bashkohen korit të tyre
Jeta në Austri
-
Subvencionet mbi 1,500 euro do të bëhen publike në Austri nga shtatori Austria po ndërmerr një hap të rëndësishëm drejt transparencës me hyrjen në fuqi të një ligji...
-
Vala e të nxehtit në Austri nxit masa emergjente
-
Austria synon të shtyjë punonjësit mbi 60 vjeç të qëndrojnë më gjatë në punë
-
Austri: Frikë nga turizmi lakuriq nga Zvicra
-
Austri: Një projekt i ri pilot synon mësimin e gjuhës gjermane fëmijëve migrantë në kopsht