Skip to content

Nga janari, 22 të vdekur në aksidente trafiku vetëm në Prishtinë  

Ilustrim

Policia kërkon nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë me përpikëri të gjitha rregullat e kodit rrugor, në mënyrë që bashkërisht të ndikohet në uljen e numrit të aksidenteve

22 persona kanë vdekur në aksidente të trafikut në rajonin e Prishtinës vetëm këtë vit, njofton policia e Kosovës.

Policia njofton se sot në mesditë ka ndërruar jetë personi me iniciale S.P rreth 30 vjeç, i cili ishte duke u trajtuar në repartin e kujdesit intensiv në QKUK.

“Viktima ka qenë i lënduar rëndë në aksidentin e trafikut që ndodhi me datën 22 gusht  në magjistralen Prishtinë – Podujevë në  fshatin Sibovc të Podujevës. Trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, me urdhër të Prokurorit të shtetit”, thuhet në njoftim.

Policia kërkon nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë me përpikëri të gjitha rregullat e kodit rrugorë, në mënyrë që bashkërisht të ndikohet në uljen e numrit të aksidenteve.