Kosova
Austria kërkon zvogëlimin e shtesave për fëmijët e të huajve që jetojnë në vendlindje
Në vitin 2016 gati 300 milionë euro kanë shkuar jashtë Austrisë për rreth 130,000 fëmijë. Shumica e parave shkon në Hungari (80 milionë euro)
Prindërve të cilët punojnë në Austri, ndërsa fëmijët e tyre jetojnë në vendin e prejardhjes, mund t`u zvogëlohen ndihmat familjare për fëmijë. Këtë kërkesë në pranverë të këtij viti e ka nisur Partia Popullore e Austrisë (ÖVP), shkruajnë mediat austriake. Ata kanë propozuar që të shqyrtohet mundësia e zvogëlimit të ndihmave familjare për fëmijët që jetojnë jashtë vendit, nëse kostoja e jetesës së vendit përkatës është më e ulët, përcjell “albinfo.ch”.
Kjo iniciativë duket se ka gjetur përkrahje edhe nga shtetet tjera evropiane. Të paktën katër shtete të tjera i janë bashkuar kësaj kërkese. Përfaqësuesit e Gjermanisë, Danimarkës, Irlandës dhe Austrisë i kanë shkruar një letër Komisionarit Social, Marianne Thyssen. Ata kanë bërë thirrje për një diskutim mbi ndihmat familjare. Kërkesa e këtyre shteteve është që ndihmat familjare të kanë koston reale të jetesës me vendin përkatës.
Në vitin 2016 gati 300 milionë euro kanë shkuar jashtë Austrisë për rreth 130,000 fëmijë. Shumica e parave shkon në Hungari (80 milionë euro).
Ndihmat familjare për fëmijë në Austri varen nga mosha e fëmijës ndërsa është mesatarisht 137 euro në muaj. Sipas Ministrisë së familjeve në Hungari, ndihma familjare atje është rreth 39 euro. Në anën tjetër, më këtë propozim nuk është pajtuar Komisioni Evropian. Ata kanë thënë se parimi themelor i Bashkimit Evropian është, me qenë kontributet e barabarta për të gjithë. Nëse propozohet një ndryshim të tillë, duhet që ministrat e punëve sociale të BE-së të kanë në favor të tyre shumicën e votave.
E-Diaspora
-
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës Nga hapja solemne e Xhamisë Shqiptare në Tafers – Friburg... -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa









