Jeta në Zvicër
Aeroporti i Cyrihut, për dy ditë, më shumë se 200 mijë pasagjerë
200 mijë njerëz do të fluturojnë të shtunën dhe të dielën, ose do të bëjnë një ndalesë të ndërmjetme për ndonjë destinacion tjetër nga aeroporti i Cyrihut.
Bëhet fjalë për rreth 25 mijë udhëtarë më shumë në ditë sesa mesatarisht. Deri të shtunën në orën 18.00, më shumë se 76 mijë pasagjerë u numëruan, tha një punonjës i aeroportit për agjencinë e lajmeve sda, përcjell albinfo.ch.
Duke pasur parasysh vëllimin e lartë të udhëtarëve, aeroporti i Cyrihut këshillon udhëtarët të planifikojnë kohë të mjaftueshme për të arritur në aeroport të paktën dy orë përpara nisjes.
Kush fluturon në SHBA, duhet të paraqitet tri orë përpara fillimit. Prej 20 korrikut do të zbatohen masa shtrënguese të sigurisë. Në portën e fluturimeve të SHBA-së pajisjet elektronike të udhëtarëve kontrollohen përsëri veç e veç.
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri Shfaqja “Terminal” u mirëprit me duartrokitje në Graz, duke përfaqësuar denjësisht Kosovën në skenën artistike evropiane.... -
Sot i jepet lamtumira e fundit 20-vjeçarit nga Kosova që u vra tragjikisht në Suedi -
Mira Murati prezanton modelin e parë të inteligjencës artificiale “Inkling” -
SHBA
Armian Hanelli, shqiptari që ndërtoi karrierë nga Intel te NASA -
Cyrih
Elbenita Kajtazi mbyll me sukses debutimin në Operën e Cyrihut
Jeta në Austri
-
Kurrikula e re e shkollave të mesme austriake shton inteligjencën artificiale, demokracinë dhe median Ministria e Arsimit e Austrisë ka hapur konsultime publike mbi kurrikulat e reja për shkollat e... -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri -
Vjena rrit taksën turistike -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë













