CH-Ballkani
Rrahet e kërcënohet me jetë bashkatdhetari
Vetëm pse kishte parkuar veturën gabimisht, Ilir Hasanaj është rrahur e kërcënuar me jetë nga një polic në Kosovë
Një bashkatdhetar, i cili erdhi nga Franca për të pushuar në Kosovë, nuk ka kaluar shumë mirë.
Ilir Hasanaj nga fshati Raptishë e Poshtme e Deçanit, është keqtrajtuar nga një polic i këtij rajoni. Rastin e ka treguar prindi i tij Asllan Hasanaj, raporton “KTV”.
Sipas Asllanit, 62-vjeçar, djali i tij është rrahur e kërcënuar, vetëm pse e kishte parkuar veturën gabimisht. E tërë ngjarja kishte ndodhur më 23 qershor, përcjell albinfo.ch.
Ofendimet që ia kishte bërë polici, duke e shoqëruar në polici, janë të incizuara.
Por, kjo nuk ka përfunduar me kaq, pasi mësohet se polici e ka kërcënuar më pas me vrasje bashkatdhetarin, i cili jeton në Francë. Rasti është paraqitur edhe në Inspektoratin Policor të Kosovës.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”











