Jeta në Zvicër
Fillon një studim për taksa të mundshme për mobilitet
Konfederata do të analizojë lëvizshmërinë e përditshme të popullsisë në qendrat e mëdha urbane deri në vitin 2019 në kantonin e Zug-ut.

Më saktësisht, ajo do të analizojë udhëtimin e banorëve të këtij kantoni nga shtëpitë e tyre deri në punë. Ky studim do të zhvillohet për të vlerësuar masat për të kufizuar qarkullimin e ngjeshur në periudha të sakta gjatë ditës. Ky është një hap i parë drejt një taksëpagese të mundshme për mobilitet.
Bëhet fjalë për një studim të madhësisë reale. Qëllimi i Departamentit Federal të Transportit (DETEC) është të vlerësojë formën e ardhshme të masave për lehtësimin e infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore. Por, do të ketë vetëm vëzhgim në një kanton, ku fluksi i udhëtarëve është i madh dhe ku pagesa e taksës për lëvizshmëri mund të jetë e dobishme.
Qarkullim: Inkurajimi i një organizimi më ndryshe
Kjo taksëpagesë (“mobility pricing”) është strategji vlerësuese nga Këshilli Federal – përveç në zhvillimin e infrastrukturës – për vakuum të rrugëve dhe hekurudhave në orët e pikut (kur ka më së shumti qarkullim).
Qëllimi është të nxitet një organizim tjetër i punës ose bashkudhëtimi me makinë, edhe përmes tarifave të diferencuara, pak a shumë të shtrenjta, në varësi të rajonit apo kohës në të cilën ju merrni trenin apo makinën.
Pas përfundimit të studimeve të Zug-ut më 2019, DETEC pastaj mund të kalojë në faza të testimit në kantonet vullnetare. Por, parimi i tarifave të diferencuara është larg mendimit unanim brenda partive. Ky projekt gjithashtu do të shtrojë pyetje për mbrojtjen e të dhënave. Në këtë pikë, Konfederata ka thënë se do të sjellë të gjitha garancitë.
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Prishtinë: Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare do të organizojë konferencë ekonomike Ftesë për të gjithë afaristët shqiptarë në Mërgatë...
-
Cyrih: Policia bastis plantacionin e kosovarit me 1700 rrënjë kanabisi
-
DokuFest dhe Kino Kosova lansojnë nismën “Re-Connect” për të rinjtë nga Kosova dhe diaspora
-
Gjermani: Kapen dy shqiptarë me pasaporta diplomatike false
-
Vota e diasporës, 161 899 zarfe me fletëvotimi të mbërritura në KQZ
Jeta në Austri
-
Pas Zvicrës edhe Austria i reagon Gjermanisë për kontrollet kufitare Austria i bëri thirrje sot Gjermanisë të respektojë ligjet kufitare të BE-së, ndërsa policia gjermane ka...
-
Austri: Përfitimet e familjes dhe të fëmijëve të ngrira deri në vitin 2027
-
10 mitet e çiklizmit që nuk duhet t’i besoni në Austri
-
Pritësit e Airbnb në Vjenë përballen me rregulla më të ashpra dhe gjoba të larta
-
Qeveria austriake pezullon rritjen e ndihmave familjare për dy vitet e ardhshme