CH-Ballkani

Mërgimtarët bëjnë me shtëpi një familje në Malishevë

Shoqata humanitare “Mërgata Shqiptare në Australi” ka marr përsipër ndërtimin e shtëpisë për familjen e Emrullahut në fshatin Gurbardh të komunës së Malishevës

Bashkatdhetarët kudo që jetojnë vazhdojnë të kontribuojnë në Kosovë. Kjo vlen edhe për ata që janë në Australinë e largët, që asnjëherë nuk e harrojnë Kosovën, raporton albinfo.ch.

Shoqata humanitare “Mërgata Shqiptare në Australi” ka marr përsipër ndërtimin e shtëpisë për familjen e Emrullahut në fshatin Gurbardh të komunës së Malishevës.

Shpresojmë që muajin tjetër të inaugurohet edhe kjo shtëpi, thuhet më tutje në njoftimin e publikuar në rrjetet sociale.