Jeta në Zvicër
Kostoja shëndetësore në rritje
Kostoja shëndetësore është në rritje nga viti në vit në Zvicër. Sipas parashikimeve të Qendrës Zvicerane për Hulumtime Ekonomike (KOF) kostoja shëndetësore do të rritet këtë vit me 4.1 për qind. Për vitin 2018 do të rezultojë që shpenzimet shëndetësore të rriten për person më shumë se 10.000 franga.
Zyra Federale e Statistikave publikoi shifrat më të fundit në dispozicion për vitin 2015. Në atë kohë, shpenzimet shëndetësore ishin rritur me 4.3 për qind krahasuar me vitin e kaluar që ishin rreth 77.8 miliard franga zvicerane.
Një rol të rëndësishëm në rritjen e shpenzimeve shëndetësore luan rritja ekonomike. Vitin e kaluar ekonomia zvicerane ka shënuar rritje të moderuar, tha të martën KOF. Përveç kësaj, faktorët demografikë kanë ndikuar në rritjen e shpenzimeve shëndetësore. Kështu, përqindja e njerëzve të moshuar në Zvicër kanë vazhduar të rritet. Si rezultat, shpenzimet shëndetësore ka gjasa të rriten me 3.8 për qind në një total prej 80.8 miliardë franga ose 9601 franga për person.
Për gjatë vitit aktual, KOF pret një rimëkëmbje të mëtejshme në ekonomi; përqindja e njerëzve të moshuar do të vazhdojë të rritet.
Për këtë arsye, KOF pret një rritje të ndjeshme të shpenzimeve shëndetësore me 4.1 përqind për vitin 2017 në rreth 84.1 miliardë franga zvicerane ose 9898 franga zvicerane për person.
Nëse kushtet ekonomike vazhdojnë të mbeten të qëndrueshme dhe masat politike kanë një efekt, rritja e shpenzimeve shëndetësore vitin e ardhshëm mund të shënojë përsëri rënie në 3.9 për qind. Kjo do të rezultonte në një total prej rreth 87.4 miliardë franga ose 10’189 franga për person.
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës Katër fëmijë në rrugë: drama e një familjeje shqiptare në Francë... -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










