Lajme
Shqiptarët dhe Kosova: “Faleminderit Zvicër, faleminderit Swisscoy”
Shumë shqiptarë kanë falënderuar Zvicrën dhe ushtrinë zvicerane, pasi kanë zgjatur mandatin e ushtrisë edhe për tri vjet në Kosovë

Ushtria zvicerane ka vazhduar qëndrimin edhe për tri vitet e ardhshme në Kosovë. Pas shpalljes së vendimit, shumë shqiptarë kanë falënderuar Zvicrën dhe ushtrinë zvicerane, shkruan gazeta më e madhe zvicerane ‘Blick’.
Për 18 vjet Ushtria Zvicerane ka mbështetur Forcën Shumëkombëshe të KFOR-it. Qëllimi i saj është për të mbështetur paqen dhe stabilitetin politik në Kosovë. Gjatë kësaj kohe rreth 5 mijë ushtarë nga Zvicra kanë shërbyer në Kosovë, çdo një vit e gjysmë dhe në baza vullnetare, përcjell albinfo.ch.
Tashmë mandati i Swisscoy është shtyrë edhe për tre vjet. Pas kësaj kanë ‘shpërthyen’ komentet, sidomos në “Facebook”.
“Ne nuk do të harrojmë kurrë kush na ka ndihmuar”. Shumë shqiptarë të Kosovës kanë falënderuar, duke përfshirë edhe Nikun. “Falënderoj të gjithë ushtarët që ishin në Kosovë dhe të cilët ende janë. Ju keni bërë shumë. Faleminderit Zvicër”.
“Ne ju falënderojmë shumë për ndihmën. Të gjithë shqiptarët respektojnë ushtrinë zvicerane dhe nuk do të harrojnë që na ka ndihmuar”, ka komentuar “kjo është Shqipëria”.
Kishte edhe shumë komente të tjera, kurse një tjetër me emrin Valbon ka gjetur një mënyrë sesi shqiptarët mund të ndihmojnë Zvicrën. “Faleminderit! Ndoshta ne nuk mund t’iu ndihmojnë ushtarakisht, por mund ta bëjmë atë në futboll”.
E-Diaspora
-
Diamant Hysenaj ka shpallur kandidaturën për Kongresin Amerikan Nga Kosova në garë për Kongresin Amerikan, Diamant Hysenaj sfidon një nga figurat më të njohura...
-
Inxhinierja shqiptare diplomon në MIT, një tjetër histori suksesi nga Amerika
-
Përjetime të paharrueshme të nxënësve shqiptarë nga Zvicra në atdhe
-
Kosovare Asllani i dhuron fanellën e veçantë bashkatdhetares nga Zvicra
-
Itali: 20 vjeçari shqiptar plagoset rëndë me thikë
Jeta në Austri
-
Fuqia punëtore e Austrisë do të tkurret për 24% deri në vitin 2060 Sipas parashikimit më të fundit të OECD-së, popullsia në moshë pune e Austrisë pritet të tkurret...
-
Për herë të parë, fluturime direkte Prishtinë–Salzburg–Prishtinë
-
Udhëtim rekord me tren në Austri: Rreth 350 milionë pasagjerë në vitin 2024
-
Austri: Nga viti 2026, mbrojtje më e fortë për punonjësit ndaj të nxehtit ekstrem
-
Borxhi i Austrisë arrin në 412.6 miliardë €