Fotolajmi
Mbidoza nga droga vret më shumë njerëz në BE
Numri i vdekjeve për shkak të mbidozës së drogës është në rritje në Bashkimin Evropian, sipas raportit vjetor të Qendrës Evropiane e Monitorimit të Drogave dhe Varësisë nga Droga.
Rritja e numrit të vdekjeve, prania e vazhdueshme e substancave të reja psikoaktive dhe kërcënimi i shëndetit janë të lidhura me drogat sintentike që janë ndër problemet e identifikuara në raport, shkruan albinfo.ch.
Dokumenti thekson se vërehet rritje në praninë e kokainës. Mbi 93 milionë evropianë kanë provuar drogë gjatë gjithë jetës së tyre.
Në vitin 2015 në Evropë janë regjistruar 8441 vdekje nga mbidoza e drogës, kryesisht heroinës.
Sipas të dhënave të fundit, numri i vdekjeve që lidhen me metadon është më i madh se numri i vdekjeve nga heroina në Danimarkë, Irlandë, Francë dhe Kroaci.
Droga të reja mbetet një sfidë serioze për shëndetin publik në Evropë. Barnat e ashtuquajtura “droga designer” nuk janë të mbuluara nga kontrollit ndërkombëtar. Sistemi i BE-së për paralajmërim të hershëm nga viti i kaluar ka regjistruar 66 substancave psiko-aktive të reja.
Në Evropë dhe Amerikën e Veriut drogat sintetike me forcë të madhe të veprimit të ngjashme me ato të heroinës dhe morfinës janë një kërcënim në rritje për shëndetin.
Ndërmjet 2009 dhe 2015 në Evropë janë regjistruar 25 barna të reja sintentike.
Statistikat tregojnë se kokaina është droga më e përdorur zakonisht në Evropën Perëndimore dhe Jugore.
Rreth 17.5 milionë evropianë të moshës 15-64 përdoren kokainë në jetën e tyre. Grupi i rreth 2.3 milionë janë të rinj (15 deri 34), që kanë përdorur drogë vitin e kaluar.
Sipas raportit rreth 87.7 milionë evropianë të moshës 15-64 vjeç kanë provuar kanabis në jetën e tyre. Rreth një për qind e evropianëve të rritur kanë përdorur kanabis pothuajse çdo ditë.
E-Diaspora
-
Oda Ekonomike e Kosovës fton bizneset në takimet B2B me diasporën Aktivitetet do të mbahen në Pejë, Gjakovë dhe Gjilan me synim krijimin e partneriteteve të reja... -
Kosovare Asllani vazhdon kontratën me London City Lionesses deri në vitin 2027 -
Zvicër
Vexhid Sejdiu: Shkolla Shqipe në Zvicër mbyll vitin shkollor, nisin regjistrimet për 2026/2027 -
Kosovë
135 futbollistë e futbolliste nga diaspora morën pjesë në kampet e FFK-së -
Mërgimtarët drejt vendlindjes: Ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas













