Kultura
Bazel: Shoqata kulturore „SwiKos“ organizon festivalin e pestë të filmit
Bisedë me Florim Brajshorin, organizator i Festivalit të filmit të shkurtër “Swikos” në Basel

Albinfo.ch: Edhe këtë vit në Bazel mbahet festivali i filmit për disa vite me radhë nën organizimin e „SwiKos ». A mund të thuhet se ky aktivitet po merr formën e traditës, të një aktiviteti kulturor?
F. Brajshori: Është radha e pestë që festivali i filmit „Swikos“ pret mysafirë dhe artistë nga gjithë Evropa, është bërë tradicional me ndihmën e shumë aktivistëve. Jemi rreth 30 organizatorë që kemi punuar gjatë tërë vitit për tre ditët e festivalit që mendoj se do jetë një kënaqësi të jesh pjesëmarrës në të.
Albinfo.ch: A mund të na flisni pak më shumë për interesimin e publikut në përgjithësi dhe në veçanti për publikun shqiptar?
F. Brajshori: Interesimi i publikut për çdo herë po vjen duke u rritur. Për publikun shqiptar këtë vit ende pritet edhe pjesëmarrje më e madhe se sa viteve të kaluara.
Albinfo.ch:Cilët filma e trajtojnë temën e emigrantëve dhe integrimin e tyre në vendlindjen e dytë?
F. Brajshori:Kemi katër filma që trajtojnë temën e imigrantëve, por këtë surprizë do ta zbulojmë në sallën e festivalit. Filmat janë punuar me shumë profesionalizëm.
Albinfo.ch:Cilat debate trajtohen më shumë rreth këtij lloj arti artistik?
F. Brajshori:Temat do të përcaktohen gjatë ditëve të festivalit, të cilat do të debatohen të dielën me të gjithë regjisorët, kur do të ketë edhe debate dhe pyetje me gazetarë dhe publikun.
Albinfo.ch: Sponzorët dhe mediat në tërë këtë organizim luajnë një rol të rëndësishëm. Sa e keni konkretizuar funksionalitetin e këtyre dy faktorëve?
F. Brajshori: Deri tani na është konfirmuar ardhja e gjashtë mediave dhe e shumë gazetarëve. Mediat luajnë një rol të rëndësishme në çdo festival. Pjesëmarrës do jenë aktorët e mëdhenj Enver Petrovci, Isa Qosja e shumë artistë të skenës shqiptare dhe evropiane.
Albinfo.ch: A do të ketë shpërblime si zakonisht?
F. Brajshori: Po, si zakonisht sivjet kemi punuar edhe statujën në flakë ari dhe kemi çmime prej 1000 CHF, për film më të mirë. etj.
http://www.albinfo.ch/e-diaspora/kultura/swikos-kinemat%C3%AB-shqiptare-para-publikut-zviceran-45412
Info: Festivali treditor do të mbahet më 25, 26 dhe 27 nëntor 2011.
E-Diaspora
-
Kur gjendja dukej e pashpresë, mjekja gjermane shpëton vajzën nga Kosova Për shkak të diagnozës së saj me leukemi, një vajzë 14-vjeçare nga Kosova vjen në Gjermani...
-
Foto
Festa shqiptare në zemër të Cyrihut, sot është dita e dytë e Alba Festivalit
-
Ndryshime në votimin nga diaspora, fletëvotimet do t’u dërgohen me postë votuesve
-
Kosovarja fsheh pasurinë prej 350,000 frangash për të marrë ulje të primeve
-
Mijëra shqiptarë “pushtuan” rrugët e Nju Jorkut në paradën kuqezi
Jeta në Austri
-
Rënie e ndjeshme në ribashkimin familjar të refugjatëve në Austri Procesi i ribashkimit familjar për refugjatët në Austri është ngadalësuar ndjeshëm, madje edhe para ndalimit formal...
-
Austri: 11 të lënduar në aksidentin e rëndë me autobus në A1
-
95.8% e liqeneve dhe lumenjve të Austrisë janë vlerësuar si të “shkëlqyeshëm”
-
Ku në Evropë janë pikat më të pastra dhe më të pista të notit?
-
Pse gjatë verës në Alpe do të ketë reshje shumë më intensive në të ardhmen?