Fotolajmi
Blindohet Londra
Policia e Londrës ka përforcuar masat e sigurisë në kryeqytetin britanik, një ditë pas sulmeve, ku mbetën të vrarë 7 persona dhe rreth 50 të tjerë u plagosen. Policia konfirmoi se tre persona të armatosur janë vrarë mbrëmë rreth orës 22. Pasi furgoni kishte hyrë në mesin e këmbësorëve në urën «London Bridge», pastaj nga furgoni dolën njerëz me thika dhe sulmuan disa njerëz në vendin e incidentit dhe përreth restoranteve dhe bareve.
Ky është incidenti i tretë terrorist në Britaninë e Madhe në tre muajt e fundit, një sulm i ngjashëm në mars që u zhvillua në afërsi të parlamentit në qendër të Londrës, i cili vrau pesë persona, dhe sulmi ne Manchester më 22 maj, në të cilin një sulmues vetëvrasës vrau 22 persona.
Sulmi i mbrëmshëm ndodhi në një zonë që është shumë i frekuentuar, sidomos nga të injtë, në afërsi të tregut «Borough”, një vend plot me bare dhe restorante me ushqim nga vende të ndryshme të botës.

Dëshmitarët thanë mbrëmë se zona ishte e mbushur me njerëz por edhe turistë që vizitojnë vendin e përshkruar si një simbol i unitetit dhe diversitetit, një nga tiparet e kryeqytetit britanik.
Policia tani nuk ka publikuar detajet për sulmuesit, përveç se njëri prej tyre, që dëshmitarët e përshkruan se kishte të veshur një jelek të rremë shpërthyes.
“Tashmë është mjaft, dhe gjërat duhet të ndryshojnë”, tha kryeministrja britanike, Theresa May, duke dënuar sulmet në Londër.
Së bashku në luftën kundër ISIS në botë, May tha se Britania duhet ta rimendojë dhe shtojë masat anti terrror në vend.
Sulmi erdhi vetëm disa ditë para zgjedhjeve parlamentare në Britani, të planifikuara për 8 qershor. Një çështje e rëndësishme që po përdoret në fushatë ishte siguria në vend.
E-Diaspora
-
Oda Ekonomike e Kosovës fton bizneset në takimet B2B me diasporën Aktivitetet do të mbahen në Pejë, Gjakovë dhe Gjilan me synim krijimin e partneriteteve të reja... -
Kosovare Asllani vazhdon kontratën me London City Lionesses deri në vitin 2027 -
Zvicër
Vexhid Sejdiu: Shkolla Shqipe në Zvicër mbyll vitin shkollor, nisin regjistrimet për 2026/2027 -
Kosovë
135 futbollistë e futbolliste nga diaspora morën pjesë në kampet e FFK-së -
Mërgimtarët drejt vendlindjes: Ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas













