Integrimi
Skulptorja Leunora Salihu fiton çmimin prestigjioz “Lothar-Fischer-Preis”
“Punimet e saj ngrehin një urë”, shkruan gazeta gjermane mittelbayerische.de dhe thekson më tej se Leunora Salihu është njëra ndër skulptoret e reja më interesante në Gjermani
Të hënën në muzeun “Lothar Fischer” në Neumarkt është ndarë çmimi “Lothar-Fischer-Preis” 2017. Kryetare e jurisë ka qenë Marie-Jose van der Loo, e cila ka bërë edhe shpalljen e fitueses, që është Leunora Salihu, skulptore nga Kosova me qëndrim në Gjermani. Artistja është e njohur edhe si ish nxënëse e dalluar në master klasën e skulptorit me rëndësi ndërkombëtare Tony Cragg. Ajo jeton dhe krijon në Dyseldorf.
Çmimi me renome është dhënë për të shtatën herë me radhë dhe është i fokusuar më shumë te skulptura bashkëkohore, transmeton albinfo.ch. Ai ndahet në bashkëpunim në mes të fondacionit “Lothar&Christel Fischer” dhe qytetit Neumarkt. Brenda çmimit është edhe mundësia për të hapur ekspozitë personale speciale vitin e pasues.
“Me zgjedhjen e Leunora Salihut fituese, juria është përcaktuar për njërën ndër skulptoret më interesante të reja në Gjermani”; shkruan gazeta duke iu referuar jurisë. Aktualisht ajo me veprat e saj ka “pushtuar” tri hapësira të rëndësishme ekspozimi në galerinë K 21 në Dyseldorf, me titullin “Gravity on a Journey” dhe paraqitet sovrane në mesin e kolegëve të vet, përcjell albinfo.ch gazetën gjermane.
Por, çfarë është ajo që i bën skulpturat e saj kaq emocionuese? Është qasja e mençur e saj me materiale të ndryshme, në mesin e të cilave unë do ta veçoja sidomos keramikën”, thotë Thomas Heyden, “me çfarë ajo ngre një urë me Lothar Fischer-in” ( artisti i cili i ka dhënë emrin çmimit të fituar nga Leunora).
Leunora Salihu është lindur në Kosovë në vitin 1977. Se ajo është në rrugë e sipër drejt përpunimit të një gjuhe të mëvetësishme artistike prej skulptoreje, e ka kuptuar qysh herët juria e “Bergische Kunstpreis” kur ia ndau këtë çmim prestigjioz, transmeton albinfo.ch. Pastaj, në vitin 2012 Leunora pati fituar në Solingen çmimin artistik të Bankës Kombëtare të Gjermanisë. Tash, Koleksioni Artistik i NRW (Landit Nordrhein Westfallen) në galerinë K21 Ständehaus i ka lënë në dispozicion të punimeve të saj pavijonin Bel Etage të Muzeut të Dyseldorfit, transmeton albinfo.ch. Aty mund të shikohen dhe shijohen skulpturat voluminoze të Leunorës deri më 10 shtator.
Një rëndësi të veçantë për punimet e saj ka bazamenti i tyre. “Raporti në mes të bazamentit dhe skulpturës është një temë strukturore e punës sime”, thitë artistja. “Bazamenti mund të jetë partneri, shoqëruesi yt, një duplikat i skulpturës ose madhe edhe vetë skulptura”, komenton Salihu në një intervistë për Institutin e Goethes, përcjell albinfo.ch. Deri në qershor 2014 ajo ka qenë bursiste e programit rezidencial të këtij instituti në Tel Aviv.
Leunora Salihu ka studiuar në Akademinë e Arteve në Prishtinë. Pas emigrimit të saj nga Kosova në Gjermani ajo në vitin 1999 ka filluar studimet e historisë së artit dhe gjermanishten në Kiel. Në vitin 2006 pastaj ka kaluar në Akademinë e Arteve në Dyseldorf ku ajo ka ndjekur master-klasën e profesorit Tony Cragg.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Mbi 61 mijë aplikime të aprovuara për votuesit jashtë Kosovës KQZ: Procesi i regjistrimit për votuesit në diasporë vazhdon deri më 17 maj 2026, me mijëra... -
Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër do të bëjë bashkë odat ekonomike të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut -
Kur një zviceran ngrihet në mbrojtje të shqiptarëve: Mesazhi i fortë i Ueli Leuenbergerit -
Zvicër
Forbes: Arben Ademi, sipërmarrësi shqiptar nga Zvicra në industrinë e luksit -
Gjenevë
Superkupa Kosovë–Diasporë organizohet për herë të parë në Gjenevë
Jeta në Austri
-
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë 15 artistë garojnë në gjysmëfinalen e parë, ndërsa festivali zhvillohet nën masa të rrepta sigurie dhe... -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten














