Kultura
Diar Xani, “Koka e Javës” e Cyrihut
Diari është aktor, ka ardhur nga Kosova në Zvicër, ku, gjatë ditëve në vijim, në Cyrih po paraqitet në një shfaqje zvicerane

Gazeta javore zyrtare e qytetit të Cyrihut, e cila çdo të mërkurë gjen rrugën për në kutitë postare të të gjitha amvisërive të Cyrihut. Shpërndahet falas. Numri i saj i djeshëm ka sjellë një figurë interesante në ballinë: Nën titullin “Koka e javës” shihet Diar Xani në një pozë të vampirit – Drakullës.
Diari është aktor, ka ardhur nga Kosova në Zvicër, ndërsa gjatë ditëve në vijim, nga 26 tetori deri më 5 nëntor, në teatrin Winkelwiese, në Cyrih po paraqitet në një shfaqje zvicerane, të përgatitur në teatrin Schlachthaus të Bernës.
Ja se çfarë shkruan gazeta e Cyrihut. “Halloween, ose dita e shtrigave është afër, mirëpo arsyeja përse Diar Xani (28 vjeç) po na frikëson është tjetër: Në teatrin Winkelwiese sot jepet premiera e shfaqjes “Bluetsuuger – Ein Vampirschwank” (Gjakpirësi – një shtegtim vampirësh). Në këtë shfaqje, Xani luan rolin e Dracuslavit të pavdekshëm, i cili vjen në Zvicër nga lindja, për të pastruar vc-në e Hansruedit dhe familjes së tij.
Ndërkaq, vampiri rehatohet mirë këtu, gjen simpatinë e gruas dhe të bijës së Hansruedit dhe provon të marrë pushtetin mbi këtë shtëpi. Natyrisht, në këtë e sipër, atij do t`i duhet të fusë në veprim edhe kafshimin.
“Koleget e mia janë po ashtu të mira për kafshim”, thotë me shaka aktori kosovar. “Por deri më tash unë kam pasur sukses të frenoj pasionin tim dhe ende nuk kam kafshuar me të vërtetë”.
E-Diaspora
-
Kosovarja fsheh pasurinë prej 350,000 frangash për të marrë ulje të primeve Një grua 74-vjeçare është gjobitur për mashtrime të shumëfishta. Gruaja kishte marrë fonde nga Kantoni i...
-
Mijëra shqiptarë “pushtuan” rrugët e Nju Jorkut në paradën kuqezi
-
Arrestohen 11-të persona në Itali, mes tyre shqiptarë
-
Sot nis Alba Festival në zemër të Cyrihut
-
Plagosje me armë në Itali, dyshohet për një shqiptar
Jeta në Austri
-
Austri: 11 të lënduar në aksidentin e rëndë me autobus në A1 Një aksident i rëndë trafiku ndodhi të shtunën mbrëma në autostradën A1, pranë zonës së pushimit...
-
95.8% e liqeneve dhe lumenjve të Austrisë janë vlerësuar si të “shkëlqyeshëm”
-
Ku në Evropë janë pikat më të pastra dhe më të pista të notit?
-
Pse gjatë verës në Alpe do të ketë reshje shumë më intensive në të ardhmen?
-
Dy të tretat e austriakëve planifikojnë pushime verore