CH-Ballkani
Dënohet sepse la fëmijët e mitur në Gjermani
Një shqiptare në Tiranë është dënuar sepse kishte lënë fëmijët e mitur në Gjermani. Kështu ka ndodhur me 44-vjeçaren, Miranda Loçka, e cila është dënuar në gjykatën e Tiranës më 4 muaj burgim, megjithatë duke ja pezulluar vuajtjen e dënimit me shërbim prove për 18 muaj, raporton “TCH”.
Ajo është denoncuar nga Policia Kufitare, që konstatoi kthimin e saj nga Gjermania pa katër fëmijët, me të cilët kishte dalë nga Shqipëria. Ajo ka pranuar se ka lënë fëmijët në Gjermani, përcjell albinfo.ch.
“Fëmijët i kam lënë vetë me dashje në azil në dhomën ku qëndroja në fshatin Ferne të komunës Sellzkoten ne Gjermani dhe jam kthyer në Shqipëri, duke menduar se atyre mund t’u krijoheshin kushtet për një jetë më të mirë”, është shprehur Miranda Loçka.
Pavarësisht kësaj ajo është dënuar nga gjykata sepse e ka cilësuar braktisjen e fëmijëve si një veprim me rrezikshmëri shoqërore, pasi cenon marrëdhëniet juridike të vendosura për të mbrojtur dhe garantuar institucionin e familjes, si edhe mirërritjen dhe edukimin e fëmijëve.
Gjithashtu, gjykata e ka cilësuar këtë vepër edhe si prishje të imazhit të shtetit dhe shoqërisë shqiptare.
https://www.youtube.com/watch?v=6i5GAjxGZbM
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












