CH-Ballkani
Bukuritë e rivierës shqiptare
Në rivierën shqiptare ka shumë për t’u parë. Që nga plazhet e bukura për t’u relaksuar, pastaj duke parë rrënojat greke dhe romake, për të shijuar kuzhinën shqiptare dhe për t’u kënaqur me kulturën shqiptare
Ndoshta Shqipëria nuk është në listën e dëshirave për të kaluar pushimet, por ndoshta kjo është arsyeja pse ky vende mbetet shumë sekret, shkruan “theweeklyobserver.com”.
Shqipëria kufizohet me Malin e Zi, Kosovën, Maqedoninë e Greqinë, derisa së fundi është ndërtuar edhe “Kep Merli”, është një plazh privat, në jug të Shqipërisë. Një vend pushimesh si në përralla, përcjell albinfo.ch.
Një vend magjik, “Kep Merli” është ndërtuar me ekuilibër të eko-sistemit dhe në harmoni të plotë me mjedisin.
Plazhi në jug të Sarandës nuk është shumë i eksploruar nga turistët, për shkak se aty është duke u ndërtuar një kompleks privat vilash. Rëra e bardhë, deti kristal dhe pjerrtësia e shkëmbinjve me shkallët që të çojnë në det pas zbritjes nga vila e bëjnë shumë të veçantë “Kepin Merli”.
Aty mund të marrësh një apartament me dy dhoma gjumi me pamje nga deti për rreth 120 euro, ose normat e përjavshme me qira janë deri në 600 euro gjatë verës, kurse 350 euro gjatë sezonit të dimrit.
Por, në rivierën shqiptare ka shumë për t’u parë. Që nga plazhet e bukura për t’u relaksuar, pastaj duke parë rrënojat greke dhe romake, për të shijuar kuzhinën shqiptare dhe për t’u kënaqur me kulturën shqiptare.
Ekonomia shqiptare ka pasur tranzicion. Tregu është hapur në fillim të viteve 1990. Tashmë turistët e huaj çdo ditë e më shumë janë prezent për t’i eksploruar bukuritë e shumta shqiptare.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












