Tematike
Politikani zviceran Roger Köppel vë në pikëpyetje pavarësinë e Kosovës
"Ekzistimi i misionit Swisscoy në Kosovë është tregues se ky shtet nuk funksionon si shtet i pavarur, ka thënë Köppel në këtë shkresë.
Deputeti në Parlamentin e Zvicrës nga SVP Roger Köppel, i njohur më shumë edhe si shef i javores kontroverse “Die Weltwoche” është paraqitur së fundi me një interpelacion parlamentar kundër pavarësisë së Kosovës. Ekzistimi i misionit Swisscoy në Kosovë është tregues se ky shtet nuk funksionon si shtet i pavarur, ka thënë Köppel në këtë shkresë. Me dërgimin e ushtarëve të Swisscoy-t po pranohet se në Kosovë nuk ekziston pushteti funksional. Kjo për faktin se, sipas tij, garancia e një pushteti shtetëror është parakusht për njohjen e një shteti, shkruan 20minuten.ch. duke iu referuar interpelancës së deputetit Köppel.
Për politikanin dhe ideologun e SVP-së angazhimi i misionit të Swisscoy-t në Kosovë përbën një kundërthënie në vete, transmeton albinfo.ch. “Në esencë mbretëron përshtypja se te Swisscoy kemi të bëjmë me një mision socialpolitik”, shprehet Köppel. Prandaj ai e pyet Këshillin Federal se mos ndoshta mund të gjenden “mundësi më të qëndrueshme të bashkëpunimit zhvillimor” dhe se cilat janë përfitimet në kuptimin e politikës së sigurisë që qeveria i sheh nga ky mision. Më tutje Köppel pyet se sa është në përputhje me parimin bazë të neutralitetit ky “trajtim special i një shteti të veçantë”.
“Ushtria zvicerane nuk ka asgjë, ama asgjë fare për të kërkuar në shtetet tjera. Ne nuk jemi imperialistë”, shprehet Köppel për 20minuten, përcjell albinfo.ch. Më tej ai nuk zgjerohet lidhur me dyshimet e tij të shprehura më parë për sovranitetin e Kosovës. Ndërsa dihet se ai, që në vitin 2008 në një editorial të tij e kishte kritikuar “njohjen e ngutshme të shtetit të pavarur të Kosovës”, nga ministrja e atëhershme e jashtme e Zvicrës, Micheline Calmy-Rey.
Në vijim 20minuten merr edhe mendimet e politikanëve të tjerë lidhur me deklarimin e politikanit Köppel. Arbër Bullakaj, që është politikan i Partisë Socialdemokrate, (nënkryetar i kësaj partie për Kantonin St. Gallen) thotë se Köppel me veprimin e tij ka vënë në mënyrë të qëllimshme “fitilin”, transmeton albinfo.ch. “Ai këtu i ngatërron gjërat që nuk kanë të bëjnë me njëra tjetrën. Fakti se Kosova është shtet sovran, nuk nënkupton që ajo nuk duhet të pranojë ndihma në ngritjen e saj. Për paqen në Evropë është me rëndësi që Kosova të jetë e mbrojtur prej sulmeve nga jashtë”.
Arbër Bullakaj
Për Bullakajn edhe kërkesa e Köppel-it për një bashkëpunim më të qëndrueshëm zhvillimor është thjesht një polemikë pa bazë. “Swisscoy i përdor resurset e veta në mënyrë shumë efikase, ndërton ura, shkolla dhe punon në atë drejtim që shteti ende shumë i ri i Kosovës në një plan afatgjatë të mund të qëndrojë në këmbët e veta”. Prandaj motiv i Köppel-it ishte edhe njëherë krijimi i disponimit kundër regjionit të Ballkanit”, thotë Bullakaj.
Kundër kolegut të saj nga parlamenti është edhe deputetja Corina Eichenberger nga FDP, e cila është njëherësh edhe kryetare e Komisionit për Politikë të Sigurisë. Për të, sovraniteti i Kosovës është jashtë çdo debati ose është, thjesht, i pakontestueshëm. “Vendimi për të njohur Kosovën si shtet të pavarur është marrë para shumë vitesh. Prandaj një tërheqje e kësaj njohjeje as që mund të vihet në konsiderim, qoftë edhe për shkak të komunitetit të madh kosovar që jeton në Zvicër”, ka thënë deputetja e cila në nëntor të vitit të kaluar ka vizituar trupat e Zvicrës në Kosovë.
Eichenberger gjithashtu ka përkujtuar se Këshilli Federal tashmë ka vendosur që ta zvogëlojë gradualisht numrin e ushtarëve të Swisscoy-t, transmeton albinfo.ch. “Kjo është në rregull, sepse misioni duhet të përfundojë një ditë. Por vendi (Kosova) nuk mund të braktiset aq thjesht, nga sot, nesër”, ka theksuar ajo.
Ndërsa Ministria e Jashtme e kontaktuar nga 20minuten nuk ka dashur të përgjigjet lidhur me interpelancën e Köppel-it pasi që ende nuk është dhënë përgjigja që sipas procedurës, duhet të jepet nga Këshilli Federal.
E-Diaspora
-
“Parabolat e jetës dhe artit”, një pasqyrë reale e krijimtarisë së Mal Myrtajt Është promovuar libri “Parabolat e jetës dhe artit” me autor Arsim Kajtazin që i kushtohet veprës... -
Bern
Folklori muzikor, këngë e valle shqipe në klasat e Bernës -
Kandidati për kryebashkiak i Nju-Jorkut bën shqiponjën me duar -
Aksident i rëndë në Kanada, humb jetën mjeku dhe pedagogu shqiptar -
Shtyhet Samiti i katërt i Diasporës
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese










